Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prishja e dhëmbëve mes fëmijëve, shqetësim tepër i madh

12.03.2012 - Kujdesi i dhëmbëve të fëmijëve u kushton prindërve mijëra dollarë, ndërsa gjithnjë e më shumë fëmijë të moshës parashkollore përfundojnë në karrigen e dentistit, për pastrim, mbushje e zevendësim dhëmbësh.

Ekspertët thonë se shkaqet për këtë gjendje, përgjithësisht janë krejtësisht të shmangshme.

Është e vështirë të imagjinohet një fëmijë me shumë dhëmbë të prishura. Por sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve – për herë të parë në 40 vjet, numri i parashkollorëve me prishje serioze të dhëmbëve është në rritje dhe kjo shihet mes fëmijëve nga të gjitha shtresat shoqërore, pavarësisht nga gjendja financiare ose intelektuale.

Për këtë ekspertët japin një numër arsyesh;

- Fëmijët marrin ushqime të lehta “snacks” dhe lëngje ose pije të tjera të ëmbëla para gjumit

- Prindërit priren t’u japin fëmijëve ujë në shishe dhe jo ujë çesme të fluoriduar, që parandalon prishjen e dhëmbëve

- Prindërit nuk tregohen këmbëngulës ndaj fëmijëve për larjen e dhëmbëve rregullisht.

Për shkak se ndeshen me fëmijë me dhëmbë tepër të dëmtuar, dentistët gjithnjë e më shpesh përdorin anestezi për trajtim e tyre. Ironikisht, studimet tregojnë se fëmijët të cilët i nënshtrohen anestezisë për trajtimin e dhëmbëve të prishura, shkojnë përsëri tek dentisti për të njëjtin problem. Studimi i Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se këto të dhëna duhet t’i shqetësojnë në kulm prindërit, për t’u mësuar fëmijëve edukatën e larjes së dhëmbëve që në moshë të herëshme./wordpress/

/komuniteti