Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Proçesi i të fituarit të kontrollit të urinimit dhe defekimit

22.09.2016 - Proçesi i të fituarit të kontrollit të urinimit dhe defekimit ndryshon nga fëmija në fëmijë.

Kjo sepse ekziston një lidhje shumë e fortë me historinë familjare: në prindërit që në fëmijëri kanë arritur me vonesë kontrollin sfinkterial dhe që kanë urinuar apo defekuar veçanërisht gjatë natës në përgjithësi, edhe fëmijët e tyre kalojnë të njëtën eksperiencë. Vajzat kanë tendencën për ta arritur kontrollin sfinkterial disi më shpejt se djemtë. Kjo ndodh ndoshta prej zhvillimit të tyre disi më të avancuar, ndërtimit anatomik dhe fiziologjik të ndryshëm nga djemtë apo sepse ndoshta ato kanë një personalitet më të formuar në këtë moshë. Të fituarit e kontrollit sfinkterial herët nuk është tregues inteligjence, përderisa dihet që inteligjenca vjen nga truri, i cili është larg zorrës së trashë.

- Mosha 18 muajsh është mosha më e hershme në të cilën mund të merret në konsideratë të mësuarit për në tualet

- Mosha 2 vjeçe është koha më e përshtatshme, por prindi mund të presë edhe mbi dy vjeç. unë mendoj se do të ishte më mirë mosha 2 vjeç

- mesatarisht fëmijët do të arrijnë kontrollin sfinkterial gjatë natës kur të arrijnë moshën 33 muajsh

- periudha në të cilën një fëmijë normal arrin kontrollin e urinimit apo defekimit gjatë natës është nga 18 muajsh deri në 8 vjeç

- 1 në 10 fëmijë normalë të moshës 5 vjeç akoma lagen natën.

- Nëse një nga prindërit nuk ka qenë i mësuar për të urinuar apo defekuar natën përpara moshës 6 vjeçare ashtu do të ndodhë edhe me 40 % të fëmijëve të tij.

- Nëse të dy prindërit nuk kanë qenë të mësuar për të urinuar apo defekuar natën përpara moshës 6 vjeçare ashtu do të ndodhë edhe me 70 % të fëmijëve të tyre.

- Nëse e detyrojmë me forcë fëmijën për të urinuar apo defekuar atij do t’i shkaktojmë tension. Mos i detyroni; qetësojini ata. Fëmijët e qetë e kanë më të lehtë për t’u mësuar.

Rregullat thelbësore

1. Fëmija duhet fillimisht të mësohet të ulet në tualet dhe pastaj të kryejë proceset në të

2. Fëmija duhet të kuptojë ndryshimin ndërmjet ndjesisë së lagështirës dhe të thatës para se të mësohet për në tualet.

3. Fëmija duhet të aftësohet për të mbajtur pelena të thata gjatë natës para se prindi të pretendojë për shtrat të thatë.

Autore: Lira Gjika (marrë nga libri “toddler taming” i pediatrit Christofer Green)

/komuniteti