Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse duhet t’i dërgoni fëmijët në bibliotekë

Një nga shprehitë e mira që ju duhet t`ia mësoni fëmijës është shprehia për të lexuar. Duke i dërguar ata në bibliotekë ju përpos që ja mësoni këtë shprehi i mësoni edhe shumë gjëra të tjera si: 

Vizitat e rregullta në bibliotekë nxisin dëshirën për të lexuar më tepër. Leximi siç rezulton është ushqim i trurit. Kërkime të ndryshme kanë nxjerrë rezultatin se leximi i rregullt ndihmon në zhvillimin e trurit sidomos tek fëmijët pesë vjeç. Leximi është gjithashtu një nga aktivitetet më të mira që ndihmojnë fëmijët për të pasuruar gjuhën dhe për të fituar aftësi në artikulim.

Kur ju e dërgoni fëmijën në bibliotekë ju mund ta ekspozoni atë drejt më shumë librave dhe revistave në krahasim me ato që mund të blini. Sigurisht që ju mund ta dërgoni fëmijën tuaj në një dyqan për të blerë librat që ai dëshiron por kjo nuk është gjithmonë e mundur për buxhetin. Prandaj duke e dërguar atë në një bibliotekë fëmija mund të zgjedhë aq libra sa dëshiron, mund të lexojë pa fund duke i kthyer librat sërish në atje.

Bibliotekari i qytetit tuaj mund t’i rekomandojë fëmijës tuaj libra të cilët ju nuk i njihni ose nuk keni menduar për t’ja sugjeruar, duke zgjeruar shijet e tyre dhe fjalorin e tyre.

Koha e shpenzuar në librari është aktive dhe jo pasive për fëmijët. Ndoshta në mendjen tuaj qëndron ai imazhi i qetë i bibliotekës. Por në ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar paksa pasi leximi është i ndërthurur me programe të cilat historitë i vënë “në jetë” me anë të aktorëve të animuar, kostumeve të ndryshme dhe kukullave.

Bëjeni fëmijën tuaj që të ketë një kartë të vetën anëtarësimi për në bibliotekë. Në këtë mënyrë duke kontrolluar librat ai do të ndihet më i sigurt në vete. Me më shumë përgjegjësi. Ndihet më shumë si një anëtar i komunitetit të tij. Ju quani si një aspekt të rëndësishëm për formimin e fëmijës tuaj, në këtë mënyrë ata do ta vlerësojnë akoma më shumë.


Burimi: kosovalive360 

/komuniteti