Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Qumësht falas për 19413 nxënës të Prishtinës

13.11.2015 - Drejtoria e Arsimit e Komuna e Prishtinës, filloi me shpërndarjen e qumështit së bashku me kiflet, si shujtë ditore e kompletuar për nxënësit e shkollave fillore të kryeqytetit, nga klasa e I-rë deri te klasa e V-të.

Drejtuesja e Kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci simbolikisht e filluan procesin e shpërndarjes së pakove të qumështit në shkollën fillore "Dardania".

Me këtë rast, Fitore Pacolli tha se, edhe një premtim i dhënë i Shpend Ahmetit dhe qeverisjes komunale në Prishtinë u realizua. Ajo shpjegoi se shpenzimet për pagesën e qumështit për nxënësit janë siguruar nga kursimet e buxhetit komunal.

Ndërkaq, Drejtoresha Arbërie Nagavci tha se në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për kujdesin ndaj nxënësve dhe për realizimin e barazisë sociale, sot po fillohet me shpërndarjen e qumështit për rreth 20 mijë nxënës, . Ajo tha se synimi është që asnjë fëmijë të mos jetë i uritur dhe rrjedhimisht i pakoncentruar gjatë mësimit dhe kësaj po ja dalim.

Burimi: kk.rks-gov.net

/komuniteti