Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rëndësia e kalciumit gjatë shtatzënisë

01.02.2012 - Trupi ka nevojë për kalcium për t’i mbajtur eshtrat të fortë. Qumështi, jogurti, madje edhe akullorja ndihmojnë të merrni sasi të mjaftueshme ditore të kalciumit.

Gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji, trupi juaj ka nevojë për më shumë kalcium për fetusin që rritet dhe foshnjën e porsalindur. Ka mjaft burime të tjera të shijshme të kalciumit, të cilat mund t’i përdorni për të pasuruar konsumin e kalciumit.

Gjatë shtatzënisë ndryshon niveli i hormoneve dhe fetusi, i cili është duke u zhvilluar mund të tërheqë kalcium, prandaj niveli i përgjithshëm i kalciumit në gjak është i ulët. Ajo rënie nuk ndikon në fortësinë e eshtrave.

Disa ndryshime hormonale e kompensojnë këtë rënie të kalciumit ashtu që trupi të ketë kalcium të mjaftueshëm për eshtrat tuaja dhe fetusin që është duke u zhvilluar. Në të vërtetë, trupi juaj ndërton eshtrat gati dyfish më shpejt sesa kur nuk jeni shtatzënë.

Kjo është arsye pse është kaq e rëndësishme marrja e sasisë adekuate të kalciumit. National Institutes of Health rekomandon së paku 1.200 miligramë në ditë.

Vitamina tipike për gratë shtatzëna ka rreth 200 miligramë. Marrja e shtesës së karbonatit të kalciumit jep rreth 600 mg në tri tableta që përtypen. Madje edhe me shtesë të mirë, ende është e nevojshme të merret kalciumi nga ushqimi./albeu/

/komuniteti