Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Raport i UNICEF-it mbi vdekshmërinë e grave gjatë lindjes

Raport i UNICEF-it mbi vdekshmërinë e grave gjatë lindjes

10.10.2011 - 1 mijë e 500 gra vdesin cdo ditë gjatë lindjes si pasojë e komplikacioneve të shtatzanisë. Sipas raportit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, më shumë se 500 mijë gra vdesin cdo vit gjatë periudhës së shtatzanisë ose lindjes.

Sipas raportit, Afganistani është vendi me vdekshmërinë më të lartë ku në çdo 100 mijë lindje vdesin 1 mijë e 800 gra.

Raporti veçon Bangladeshin ku 90 përqind e lindjeve kryehen në shtëpi dhe në çdo 100 mijë lindje vdesin rreth 570 gra.

Ndër shkaqet e kësaj gjendjeje përmenden klinikat e largëta ose mos ekzistuese në zonat rurale, mungesa e transportit dhe e infrastrukturës mjekësore që sjell mungesën e kujdesit shëndetësor para dhe pas lindjes.

Në raport theksohet se shumë prej këtyre vdekjeve, 4/5 janë të parandalueshme nëpërmjet një kujdesi të thjeshtë mjekësor./worldpress/

/komuniteti