Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rasti i parë në botë, pa mitër e lindë djalin

14.06.2016 - Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur iu tha se kishte lindur pa mitër dhe se nuk do të mundej kurrë të lindte fëmijë pasi ishte prekur nga sindroma MRKH, (një gjendje e rrallë gjenetike e cila do të thotë se femrat lindin pa mitër).

Por tashmë ajo na rrëfen historinë e saj që përfundoi me një fund të lumtur!

38-vjeçarja Malin Stengberg, para tre vjetësh iu nënshtrua një transplanti mitre si pjesë e një programi ende në studim nga Universiteti i Goteborgut në Suedi. Më parë të gjitha përpjekjet për të kryer një transplant mitre kanë dështuar, por Malin u bë gruaja e parë e cila arriti që t’ia dilte me sukses dhe sot të mbajë në krahë djalin e saj 20 muajsh. Ajo e ka bërë këtë histori publike duke dashur të inkurajojë të gjitha femrat që hasin një vështirësi të tillë.

Por megjithëse kjo provë pati sukses, mjekët nuk i rekomandojë një shtatzëni të dytë pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e saj.

“Lumturia e të krijuarit një familje është e pashpjegueshme me fjalë, pavarësisht nëse vjen nga një adoptim, transplant apo çfarëdo mënyrë tjetër. Unë kam qenë në një gjendje shumë të rënduar kur mendoja se nuk do të mund të sillja në jetë një fëmijë timin, por ia dola”, është shprehur ajo duke iu dhënë kurajo të gjitha femrave të tjera me të njëjtin problem si ajo.

Burimi: Daily Mail

/komuniteti