Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rëndësia e hidratimit për nënat gjidhënëse

10.10.2017 - Për t’u siguruar që qumështi i gjirit tuaj të mos pakësohet, ju duhet të jeni e hidratuar. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se gjidhënia mund t’iu dehidroj tërësisht!

Derisa uji është zgjidhja perfekte për këtë gjë, duke e konsumuar gjatë tërë muajve të gjidhënies, edhe uji mund t’ju bëhet bajat. Prandaj, në këtë artikull mund të zbuloni pijet e pasura me materie ushqyese, për t’u siguruar që ju dhe i vogli juaj jeni shëndosh e mirë!

Uji: Mund të jetë një këshillë që e keni dëgjuar me qindra herë tërë jetën, por uji është me të vërtetë më i miri për hidratimin e trupit. Nënat gjidhënëse duhet të pijnë më shumë ujë sesa në vitet normale të jetës.

Gjatë gjidhënies, trupi juaj do të procesoj më shumë ujë, krahasuar me 8 gotat që hyjnë në standarden e trupit të femrës. Në raste të tilla, nënës i duhet 13 gota ujë çdo ditë.

Çajat barishtorë: Kjo është një zgjidhje e mrekullueshme dhe e shijshme. Megjithatë, duhet të keni parasysh se disa lloje të çajrave mund të dëmtojnë procesin e gjidhënies. Për shembull, çaji i limonit dhe mintit, zbresin sasinë e materieve ushqyese të qumështit të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.

Qumështi i bajameve: Nëse bebja juaj është rrëmujagjike, atëherë mund të jetë për shkak të produkteve të bylmetit që keni konsumuar ju. Nëse planifikon të largoni djathin, qumështin e lopës, apo kosin nga menyja ditore, atëherë zgjidhja juaj do të jetë qumështi i bajameve, pasi që është i pajisur me substanca të shumta për rregullimin dhe stabilizimin e qumështit të gjirit tuaj.

Lëngjet e frutave: Një gotë me lëng frutash në ditë është zgjedhja e duhur për nënat gjidhënëse, përderisa nuk i tejkalojnë kufijtë. Mundohuni të shmangni sheqerin e tepruar, surupet, dhe fruktozën, duke përzgjedhur lëngjet e freskëta 100% të frutave.

Bëni kujdes me lëngjet e frutave citrike, si limonada apo lëngu i portokallit, pasi që ato dëmtojnë stomakun e bebes tuaj.

Zgjedhje e duhur janë lëngjet e frutave të egër të malit, brusnica, shega, etj., duke i përgatitur në shtëpi me ndihmën e blenderit.

Burimi: telegrafi

/komuniteti