Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa kripë marrin fëmijët tuaj gjatë ditës?

17.09.2014 - E keni menduar ndonjehere se femija juaj mund te jete duke marre me shume kripe se duhet?

Ushqimet e sotme permbajne shume me teper kripe se ushqimet ne te shkuaren. Sidomos ato te gatshmet! Ky fakt i vendos femijet perpara rrezikut te rritjes se presionit te gjakut dhe te vendosjes se preferences per kripe qe zgjat gjithe jetes.

Ja disa nga ushqimet qe perbejne burim te sasive te tepruara te kripes:

-Drithrat e gatshem te mengjesit

-Picat

-Salcicet, sallamet, proshutat

-Konservat

-Salcat e gatshme te bera me mish

-Supat e gatshme

-Cibuket, patatinat

-Kikirikat, farat dhe bajamet e kripura

-Sanduicet e gatshem, hamburgerat

-Salcat e gatshme, salca e sojes

Ne ju keshillojme te evitoni sasite e tepruara te kripes ne meny-ne e femijeve tuaj. Ata kane permasa trupore me te vogla dhe nuk e perballojne mire tepricen e kripes. Sasite e tepruara te kripes mund te rrisin presionin e gjakut ne arteriet e femijes duke e predispozuar ate te shfaqe hipertension dhe probleme kardiake ne moshe te rritur.

Zgjedhjet me te mira per femijet jane ushqimet e pergatitura ne shtepi me ushqime te fresketa dhe te paperpunuara. Perpiquni te permiresoni shijen e ushqimeve vetem me perberes natyral si erzat dhe limoni apo uthulla e molles. Pasuroni ushqimin e tyre me fruta dhe zarzavate dhe mundesojini konsumin e ujit edhe kur ata harrojne/BlerinaBombaj/

/komuniteti