Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Seksi i fëmijës mund të njihet që pas një muaji

19.01.2012 - Gratë shtatzanë mund të zbulojnë që pas një muaji shtatzani seksin e fetusit që po rrisin brenda tyre dhe këtë mund ta bëjnë pa ndihmën e skenarit apo aparaturave të tjera.

Së shpejti, një pikë gjak mund të mjaftojë për të treguar nëse foshnja do të jetë djalë ose vajzë, ndërsa një test, i ngjashëm si ai i shtatzanisë, mund të tregojë rezultatet.

Një studim i kryer nga një grup ekspertësh në spitalin e Seulit, në Korenë e Jugut, tregoi se dy enzima të ndryshme, të cilat gjenden tek gratë shtatzanë, mund të tregojnë gjininë e fëmijës që në javën e katërt ose të pestë të zhvillimit.

Me metodat aktuale, një ekografi mund të tregojë gjininë vetëm pas muajit të tretë.

Sipas një prej udhëheqësve të studimit, doktorit Hyun Mee Ryu, njohja e hershme e seksit të fëmijës është e rëndësishme, pasi mund të tregojë nëse do të jetë i prekur fëmija i ardhshëm nga sëmundje si hemofilia apo distrofia muskulore.

Shumë nëna janë mbartëse të genit që shkakton këto dy sëmundje, ndaj të cilat femrat vetëm mund të jenë mbartëse, por që prek 50% të fetusve meshkuj.

Si rrjedhojë, prindërit mund të vendosin të abortojnë fëmijët që do të shfaqin çrregullime në moshë të rritur. Sidoqoftë, mjeku Ryu paralajmëroi se një metodë e tillë mund të rrisë mundësinë e përzgjedhjes së seksit të fëmijës, duke rritur rastet e aborteve abuzive./tch/

/komuniteti