Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

SHBA, polemikë për nënat ushtare

04.06.2012 - Një fotografi e dy femrave ushtare me uniformë duke ushqyer me gji fëmijët ka bërë që të lindin polemika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fotoja është publikuar në një faqe interneti ‘Mom2Mom’ që mbështet ushqimin e të vegjëlve me gji, por sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Kombëtare, Keith Kosik, kemi të bëjmë me një thyerje të rregullave.

Sipas tij uniforma nuk duhet përdorur kurrsesi për të promovuar çështje civile.

Ndërsa Crystal Scott tha se qëllimi i kësaj iniciative është të ndihmojë nënat me shërbim ushtarak tu “shërbejnë” fëmijëve në kohën që i shërbejnë edhe atdheut. Gjithsesi Scott shton se nuk e mendonte kurrë që kjo foto do të ishte në kundërshtim me ligjin.

“Ushtarët lejohen të pinë duhan dhe alkool dhe nuk ka asgjë të keqe në ushqimin me gji të fëmijës së vogël”, deklaroi Scott për mediat amerikane./tch/

/komuniteti