Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

SHBA, rekord negativ për lindshmërinë

30.11.2012 - Lindshmëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistroi normën më të ulët në historinë e shtetit gjatë 2011-s, tregoi një studim i kryer nga institute “Pew” për demografinë.

Sipas të dhënave të raportuara të premten nga “CNN”, rënia është ndikuar thellësisht edhe nga rënia e lindshmërisë që kanë pasur gratë të lindura jashtë SHBA-së, që tradicionalisht kanë mbajtur një mesatare dukshëm më të lartë lindshmërie se mesatarja kombëtare.

Lindjet midis grave të lindura jo në SHBA pësuan një rënie prej 8% në vitin 2007-10, rënie që vazhdoi të thellohej gjatë 2011-s. Për gratë e lindura në vend, rënia ishte prej 6%.

Besohet se kjo e rënë e lindshmërisë është ndikuar dukshëm nga recesioni, që ka bërë shumë amerikanë të mendohen më gjatë përpara se të sjellin në jetë një fëmijë.

Lindshmëria e vitit 2011 ishte më e ulta e regjistruar që prej vitit 1920, kur edhe këto të dhëna nisën të regjistroheshin.

Aktualisht, lindshmëria është 63,2 në 1 mijë gra në moshën e lindjes.

Kulmi i lindshmërisë u arrit në vitin 1957, me 122,7 lindje për 1 mijë gra./tch/

/komuniteti