Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shënohet dita ndërkombëtare e shëndetit oral

21.03.2016 - Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi „KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, me shumë aktivitete promovuese e edukuese, shënuan Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral.

Kjo ditë u shënua në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

 

 

Elisa Zogaj, ambasadorja e parë e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dhe nxënëse e klasës së I-rë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me një fjalë rasti, ju drejtua qindra fëmijëve e nxënësve të pranishëm në aktivitet, me një mesazh promovues-edukues për shëndetin oral, si në vazhdim : „Për të pasur dhëmbë të shëndoshë, të pastër dhe të bardhë, dhëmbët duhet të pastrohen në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit“, duke vazhduar me demonstrimin e pastrimit të drejtë të dhëmbëve.

Po ashtu, Elisa Zogaj, foli edhe për ushqimet e shëndetëshme dhe të dëmshme për dhëmbët, duke ju treguar se cilat ushqime duhet të përdoren më tepër e cilat jo.

 

 

Në vazhdim, ambasadorët dhe lepuroshi i projektit shpërndanë brusha të dhëmbëve me pastë për fëmijët dhe qytetarët përgjatë sheshit „Zahir Pajaziti“. Po ashtu, në amfitetatrin e sheshit „Zahir Pajaziti“ të gjithë fëmijët dhe nxënësit e pranishëm, kënduan bashkarishtë edhe këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

 

 

Ky është viti i katërt shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Shënimi i Ditës ndërkombëtare të shëndetit oral u mundësua nga Klinika Dentare Dent-In dhe “PHARMA IN sh.p.k.”.

Burimi: dentingroup.com / Fotot e marra nga Tribuna TV

/komuniteti