Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shfrytëzimi i grave e fëmijëve

10.05.2012 - Rreth 2.45 milionë gra e fëmijë janë viktima të trafikimit në gjithë botën, ku 40 deri në 50% të tyre janë fëmijë.

Në raportin rajonal për trafikimin e fëmijëve me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre rezulton se ky aktivitet kriminal është një nga tre burimet më të mëdha për qarqet e trafikimit.

Eksperti që ka marrë pjesë në hartimin e raportit, Dirk Rombiust tha se në këtë raport rezultonte se fëmijët që shfrytezoheshin për lypje dhe që vinin nga familjet e varfëra, bien pre e shfrytëzimit seksual. Në Shqipëri, për vitin 2011, numërohen 39 fëmijë.

“Duhen përpjekje më të mëdha për hetime të përbashkëta ndërkufitare. Në Shqipëri në vitin 2011 numërohen 39 fëmijë të trafikuar, për të cilët janë hapur 6 proçese penale. Ka një problem shqetesues se fëmijet që bëhen pre e abuzimeve merren me qera për të lypur dhe një pjesë e madhe janë të paregjistruar. Në Shqipëri para disa vitesh ishin rreth 7 mijë fëmijë të paregjistruar, ndërsa në ditët e sotme janë disa qindra. Lypja në rrugë ndikon direkt në shfrytezimin seksual”, deklaroi Rombiust.

Ndërsa ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se po punohet për forcimin e masave. “Kur angazhimet, koordinimet dhe bashkëpunimi ngrihet në nivel rajonal, ngrihet puna në agjencitë dhe arrihet një rezultat shumë më i mirë”, tha Nishani.

Ndërsa përfaqësuesja e PNUD-it Zinep Tuomi tha se trafikimi nuk mund të zgjidhet në izolim dhe për këtë kërkohet bashkëpunim i plotë, pasi ai ndodh në vendet e varfëra dhe me probleme sociale./tch/

/komuniteti