Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shkencëtarët: shega mbron nga kanceri i gjirit

29.11.2011 - Shega e ëmbël mund të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit, thonë studiuesit. Shkencëtarët kanë zbuluar se shega kam materie të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo formë e rrezikshme e kancerit.

Studimi më i ri mund të rezultojë me ilaçe të reja, të cilat do të pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, ndërsa shkencëtarët e cekin rëndësinë e kësaj frute në të ushqyer

Studimi ka zbuluar se shega përmban elagitaninë – një antioksidues i cili ndalon prodhimin e estrogjenit. Në të vërtetë, ky hormon është më përgjegjësi për rritjen e qelizave kancerogjene.

Ende nuk është e njohur se sa sasi të elagitaninës është e nevojshme për mbrojtje të duhur. Studiuesit kanë paralajmëruar studime të reja, në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzohet potenciali i shegës.

/komuniteti