Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shkenca thotë “Fëmijët e dytë sillen më keq”!

26.04.2019 - Tashmë dihet se fëmijët e dytë marrin më pak vëmendje krahësuar me ata të parët dhe një studim i Universiteteve MIT, i Floridës dhe NorthWestern ka gjetur se fëmijët e dytë (veçanërisht djemtë) kanë më shumë probleme sjelljeje se ata të parët.

Joseph Doyle, autor i studimit, vëzhgoi mijëra familje në Danimarkë dhe Florida dhe arriti në përfundimin se fëmijët e dytë djem, jo vetëm që sfidojnë më shumë prindërit në fëmijëri, por tentojnë të kenë më shumë probleme në shkollë dhe më vonë me ligin. “Këta fëmijë kanë 205 deri në 40% më shumë shanse të marrin masa disiplinuese në shkollë apo masa ndëshkuese nga ligji krahësuar me fëmijët e parë” tha Doyle.

Cila ëshët arsyeja? Sipas studiuesve, diferenca në sasi vëmendje që japin prindërit mes fëmijës së parë dhe të dytë është një faktor i rëndësishëm që ndikon këtu. Fëmijët e dytë marrin më pak vëmendje nga nëna krahësuar me të parin duke filluar që te leja e lindjes. Fëmijët e parë shijojnë lejën e lindjes dhe pushimin që merr nëna për lindjen e tyre dhe më vonë, edhe atë që merr ajo për fëmijën e dytë. Një tjetër arsye është fakti që fëmijët e dytë marrin për model shpesh fëmijët e parë, të cilët nuk janë akoma të pjekur që të tregojnë modele të mira vendimmarrje.

Në përfundim mund të themi që prindërit nuk duhet të shqetësohen, por duke ditur që fëmijët e dytë (dhe sidomos djemtë) kanë më shumë shanse për sjellje devijante, sytë duhet të drejtohen më shumë drejt tyre për mënyrën se si po zhvillohet sjellja e tyre dhe të kenë rol aktiv për t’i mbajtur ata nën kontroll.

Burimi: prinder te edukuar / Përgatiti: Elona Çeço

 

/komuniteti