Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shprehitë e familjeve të shëndetshme

Mos rrini të uritur

Që ta mbani peshën e shëndetshme, duhet të hani, dhe jo të rrini të uritur. Nëse nuk furnizoheni me ushqim rregullisht, do të bëheni shumë të uritur, duke shkaktuar që hormoni i urisë, grehlin, të nxisë ngrënien e tepërt. Problemi është që është e nevojshme një gjysmë ore që ai hormon të kthehet në gjendje normale pasi që filloni të hani, por në ata 30 minuta me siguri do të konsumoni më shumë kalori sesa po të mos kishit ngrënë në stomak të zbrazët.

 

Ushtroni 20 minuta në ditë – në shtëpi

Pse të qëndroni në shtëpi? Nëse duhet të shkoni diku për të ushtruar, automatikisht do të keni nevojë për më shumë se 20 minuta dhe të gjithë e dimë se sa e çmueshme është koha sot. Mirëmbajtja e ushtrimeve tuaja të përditshme të shkurta dhe praktike funksionon sepse askush nga ne nuk mund të thotë që e ka orarin aq të ngjeshur sa që të mos mund të ndajë 20 minuta të shpejta, transmeton Koha.net. Ajo çka është e rëndësishme është që njerëzit t’i shijojnë ato 20 minuta, dhe në fund shpesh ndodh që atë kohë ta zgjasin në mënyrë të pavetëdijshme.

 

Vendosni vetë për ushqimin në shtëpinë tuaj

Kjo mund të jetë e vështirë për prindërit, por vendimet tuaja për atë se çka do të hani duhet t’i merrni ju. Nëse blini çips dhe biskota, fëmijët tuaj (por edhe ju) do të doni t’i hani. Por, nëse tentoni t’ua kufizoni, do të bëni që fëmijët tuaj t’i dëshirojnë edhe më shumë. Nëse që në fillim nuk blini ëmbëlsira, fëmijëve nuk do t’u mungojnë edhe aq. Mbani ushqime të shëndetshme afër (si frutat arrore), si dhe pemë e perime të lara dhe të prera në frigoriferin tuaj. Kur të jenë të uritur, fëmijët do t’i marrin ushqimet e shëndetshme.

 

Hani darkë bashkë

Hulumtimet tregojnë që nëse dëshironi që fëmijët tuaj të fitojnë shprehi të shëndetshme, më e rëndësishme është që të jeni të gjithë së bashku. Ritualet e tilla nuk përmirësojnë vetëm shprehitë e tyre ushqyese, por edhe gatishmërinë e tyre që të hapen ndaj jush. Kur familja ulet së bashku, krijohet balancë emocionale, e cila është shumë i rëndësishme për shëndetin afatgjatë. Nëse darkat nuk funksionojnë, në vend të tyre përgatitni mëngjesin apo drekën në kohën kur e tëra familja është e grumbulluar.

 

Luani së bashku

Sikurse edhe tek ushtrimet 20-minutëshe në shtëpi, qëllimi është të krijoni kohën kur jeni aktiv si familje. Luajtja me top, por edhe kërcimi, janë mënyra të shkëlqyeshme të argëtimit për tërë familjen, por edhe mënyrë që ta mbani veten të ri.


Lejoni fëmijët që “t’ju qortojnë”

Flisni me fëmijët tuaj për synimet e ngrënies së shëndetshme dhe nxitini që t’ju qortojnë kur edhe vetë ju konsumoni ushqim të pashëndetshëm, transmeton Koha.net. Fëmijëve u pëlqen ndjenja e rëndësisë, dhe në atë mënyrë ndihen si pjesë e zgjidhjes së problemit, në vend se të ndihen të izoluar dhe si të vetmit që duhen të ndjekin parimet e ngrënies së shëndetshme.

 

Përrallë për të vegjlit para gjumit

Ose flisni me më të rriturit për ditën e tyre. Kur janë të lodhur dhe të gatshëm për gjumë, pikërisht ajo është koha kur do të dëgjoni se çka kanë në të vërtetë në mëndje, dhe kur mund të tentoni t’ua transmetoni ndonjë porosi të mençur.

 

Krijoni rutinën para gjumit

Pushimi kualitativ i natës na mban të rinj. Nëse nuk e siguroni, u kontribuoni faktorëve të sulmit në zemër dhe tru. Mbajeni dhomën e gjumit të freskët dhe të ftohtë, pa kompjuter, pa televizor dhe ngjashëm. Nëse keni probleme me gjumin, tentoni të meditoni apo të lexoni që të relaksoheni.

 

Mos e injoroni jetën tuaj seksuale

Seksi i rregullt mund t’ia shtojë tre vjet jetëgjatësisë suaj. Lidhja dhe afërsia gjatë seksit kanë rëndësi të madhe për forcimin e marrëdhënies tuaj me partnerin, ndërsa i kontribuon dhe shëndetit tuaj.

 

Burimi: koha

/komuniteti