Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzënia dhe pesha

Shtatzënia dhe pesha

30.09.2011 - Pavarësisht bindjes së përhapur se një grua shtatzënë duhet të konsumojë ushqim për dy veta, në të vërtetë duhen vetëm një numër kalorish shtesë gjatë kësaj periudhe.

Nuk nevojitet asnjë kalori shtesë gjatë 28 javëve të para, dhe vetëm 200 kalori për ditë në 12 javët e fundit, e barabartë kjo me dy copa të vogla buke

“Nuk jam e shëndoshë, jam shtatzënë”. Në fakt, disa gra mund të jenë edhe të shëndosha edhe shtatzëna, por shumë pak vende ofrojnë këshilla shumë specifike që i udhëzojnë gratë se sa kilogramë duhet të shtojnë gjatë shtatzënisë. Specialistët mendojnë se duhet të ketë këshilla strikte për kontrollin e peshës së grave shtatzëna.

Më shumë se gjysma e grave në moshë pjellorie janë në mbipeshë ose obeze në shumë vende të Europës perëndimore, dhe kjo do të thotë se ka një numër gjithmonë e më në rritje të femrave shtatzëna obeze. Duke parë këto gra që shtojnë në peshë në mënyrë kaq të ekzagjeruar menjëherë të vjen në mendje se duhet të ketë disa rregulla të mirëpërcaktuara për peshën e tyre gjatë kësaj periudhe. Në fakt, shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndryshon nga njëra grua tek tjetra dhe varet nga shumë faktorë, përfshi këtu peshën e bebit, sasinë e lëngut amniotik dhe rritjen e vëllimit të gjakut tek nëna.

Zakonisht një pjesë e yndyrave ruhet gjatë shtatzënisë për të krijuar një rezerve për ushqyerjen me gji pasi fëmija të ketë lindur. Por shtimi i madh në peshë gjatë këtij 9-mujori mbart me vete shumë rreziqe si për nënën ashtu dhe fëmijën, thonë mjekët. Pesha e bën më të vështirë lindjen e fëmijës, si me operacion, ashtu edhe atë natyrale. Pavarësisht bindjes së përhapur se një grua shtatzënë duhet të konsumojë ushqim për dy veta, në të vërtetë nevojiten vetëm një numër i caktuar kalorish gjatë kësaj periudhe. Nuk nevojitet asnjë kalori shtesë gjatë 28 javëve të para, dhe vetëm 200 kalori për ditë në 12 javët e fundit, ekuivalent kjo me dy copa të vogla buke.

Në një vëzhgim të bërë me më shumë se 6000 gra në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, rreth 61 për qind e tyre në moshë pjellorie thanë se nuk kishin kohë të diskutonin shqetësimet për sa i përket peshës dhe ushqimit, çka do të thotë se pjesa më e madhe e grave kur ngelin shtatzënë nuk dinë asgjë për këtë problem kaq të rëndësishëm. Ato thjesht nuk i japin atij asnjë rëndësi. Duket qartë se edhe pse duhen udhëzime për këto gra, ato ende mungojnë. Rekomandimet në Angli nga NICE (‘National Institute for health and Clinical Excellence’) nuk tregojnë se sa lejohet të shtosh në peshë gjatë shtatzënisë dhe shtojnë nevojën e një udhërrëfyesi. Por disa nga këshillat e tyre, të formuluara në vitin 2010, thonë vetëm se gratë që janë në mbipeshë apo obeze duhet të inkurajohen të humbin peshë përpara se të përpiqen për të sjellë në jetë një fëmijë. Megjithatë, aty shkruhet se një grua shtatzënë nuk duhet të nxitet që të humbë në peshë, sepse kjo mund të dëmtojë si shëndetin e fëmijës, ashtu edhe të nënës. Ajo thjesht duhet këshilluar të ushqehet në mënyrë të shëndetshme dhe të merret me aktivitet të moderuar fizik.

Çfarë do të thotë kjo?

Në Amerikë, udhëzimet për gratë shtatzëna shkojnë më tej. Instituti i Shëndetit Publik tregon për atë që mund të konsiderohet si një peshë e duhur dhe e shëndetshme gjatë shtatzënisë për gratë me një peshë normale për gjatësinë e tyre. Kjo shkon nga 11.5-16 kilogramë. Për më tepër, aty thuhet se gratë obeze dhe në mbipeshë duhet të shtojnë shumë më pak gjatë këtij 9-mujori se gratë e dobëta. Për shembull, jo më shumë se 9 kilogramë.

Shtatzënia konsiderohet një periudhë ku gratë duhet t’i kushtojnë shumë kujdes shëndetit të tyre dhe të fëmijës që do sjellin në jetë. Duke marrë ndihmën dhe këshillat e duhura për të mbajtur nënë kontroll peshën e grave gjatë shtatzënisë (apo tek ato që planifikojnë një shtatzëni), kjo mund t’i ndihmojë për të ulur rreziqet e nënave dhe fëmijëve, sidomos kur ato janë obeze. Ndaj, është detyrë e institucioneve shëndetësore publike që t’i shpërndajnë këto këshilla. Hartimi i një udhëzuesi është i domosdoshëm.

Ushqimet

Studime të shumta kanë treguar se cilësia e ushqimit gjatë shtatzënisë ka shumë rëndësi. Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar ka efekt pozitiv si mbi nënën, ashtu edhe mbi fëmijën. Por cila është mënyra e drejtë e ushqyerjes gjatë shtatzënisë? Po të dëgjosh këshillat e mjekëve, mënyra më e mirë është ajo e para. “Është rreptësishtë e ndaluar t’u nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme.

Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës, 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq. Ujë, dy litra në ditë, gatimi me avull dhe vaj ulliri”, - këshillon specialisti. A ka diçka që duhet evituar? “Është mirë të kufizohen në maksimum edhe sallamet, pijet e gazuara dhe me shumë sheqer, gjalpi dhe pana, jo më shumë se 2 kafe në ditë dhe ëmbëlsirat”./top-channel/

/komuniteti