07.12.2015 - A ju duhet grave me epilepsi mbikëqyrje e veçantë gjatë shtatzënisë?
Varet nga gjendja me të cilën keni hyrë në shtatzëni. Gratë me antiepileptikë, të cilët ndikojnë në zhvillimin e problemeve të caktuara të boshtit kurrizor të foshnjës, duhet të fillojnë me konsumimin e acidit folik më së paku tre muaj para se të mbeten shtatzënë, me doza prej 4 mg në ditë dhe duhen vazhduar me këtë dozë gjer në muajin e tretë të shtatzënisë, që të zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e problemeve. Gjatë shtatzënisë gjithsesi duhet të bëni vizita me ultrazë, ku në atë mënyrë kontrollohet morfologjia e frytit, veçanërisht boshti kurrizor dhe eshtrat si dhe zemra.
Në fillim të shtatzënisë duhet të këshilloheni me neurologun tuaj dhe të vendosni rreth sasisë së dozës së ilaçeve, dhe këshillohuni se sa shpesh duhet të vizitoheni. Patjetër duhet t’i tregoni gjinekologut tuaj për epilepsinë dhe në asnjë mënyrë mos i ndërpritni ilaçet. Nëse ju përkeqësohet gjendja e sëmundjes suaj në ndonjë rast, menjëherë lajmëroni mjekun tuaj.
Burimi: kosovalive360