Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzënia gjatë pandemisë dhe këshillat antistres nga Dr. Memli Morina

04.05.2020 - Pandemia COVID-19 e ka ndryshuar jetën e secilit njeri, ka ndryshuar mënyrën se si sjellemi, si shoqërohemi dhe ky ndikim është shumë më i dukshëm te shtatzënat. Ato mund të jenë të brengosura, sepse kanë frikë se mos infektohen me SARS-CoV-2 dhe se si mund të ndikojë virusi te bebja, thotë për Gazetën Sinjali, gjinekologu Memli Morina.

“Pandemia COVID-19 është e kuptueshme që e shumëfishon stresin, bile në disa raste shkakton edhe ankth. Shenjat e stresit tek shtatzënat janë,ndryshimi i oreksit , ndjenja e vazhdueshme e frikës për shtatzëninë dhe lindjen ,gjumi i pamjaftueshëm ose jocilësor ,mungesa e përqëndrimit dhe të tjera” thotë Morina.

Sipas doktorit kjo gjendje nuk duhet të jetë pikënisje e problemeve tjera shëndetesore të shtatzënes, prandaj ai sygjeron që të liroheni nga stresi i pandemisë.

“Për ta lehtësuar stresin, mos shikoni televizor dhe kufizoni kohën që kaloni në rrjetet sociale, SIDOMOS në darkë dhe në orët e mëngjesit. Le të jenë orët e mbrëmjes kohë qetësie emocionale për t’i paraprirë një gjumi të rehatshëm. meditoni, merrni frymë thellë dhe bëni tërheqje të muskujve ,folni në telefon shpesh me familjarë dhe persona që ju japin energji pozitive. shkoni në shtrat në kohë të caktuar dhe MOS SHIKONI televizor as telefon para gjumit” rekomandon ai.

Doktori sygjeron që të mos e teperoni me ushqimin. Sipas Morinës shtatzënat duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me racione të shpeshta e të vogla. Nga ana tjetër ai thotë se është shumë e rëndësishme që të identifikoni aktivitetet që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe të largoheni nga situatat stresuese.

“Merruni me diçka që ju jep kënaqësi psh. lexoni ndonjë libër të këndshëm, dëgjoni muzikë, merruni me ndonjë hobi që e keni pasur më parë. Jini në kontakt të vazhdueshëm me mjekun dhe diskutoni me të shqetësimet që keni” përfundon Morina.

Burimi: Gazeta Sinjali

/komuniteti