Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shuplakë fëmijës? Ndikon në trurin e tij

20.11.2014 - Një studim i fundit kanadez thotë se shuplaka që mund t`i jepni fëmijës suaj, kur ai bëhet tekanjoz, ndikon në trurin e tij duke i ulur zhvillimin e inteligjencës.

Psikologia e nje prej shkollave 9-vjeçare në Tiranë, Xheni Shahini thotë se ky akt do të sillte një mbyllje në vetvete të fëmijës dhe do të vështirësonte procesin e të nxënit nga ana e tij.

Ne rastet kur shuplaka behet sjellje e vazhdueshme ne shtepi, femijeve u thyen besimin tek prinderit dhe tek vetja. Ata ndihen te poshteruar, ndersa kete model dhune e pervetesojne, per ta perdorur me pas mbi persona qe i shohin si me te dobet se vetja.

"Dhuna mes bashkëmoshatarëve është rritur, por një pjesë që ushtrojnë dhunë vijnë nga familje me probleme. Dhunohen verbalisht, emocionalisht dhe fizikisht dhe kështu ata e shohin këtë gjë si dicka normale", thotë Shahini.

Madje, ky zakon i trasheguar idhenies se shuplakes, nuk e ben femijen tuaj as ta mesoje mesimin qe doni t'i jepni

Pra, ne vend qe t'i jepni nje shuplake femijes, numeroni deri ne dhjete dhe qetesohuni. Flisni me te mbi problematiken e caktuar. Trajtojeni me dashuri dhe ne te njejten kohe, tregojini limitet te cilat nuk duhet t'i kaloje.

Burimi: Top Channel

/komuniteti