Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si fillon menopauza?

05.12.2011 - Është shumë vështirë ta dimë këtë me saktësi. Cikli menstrual ndoshta veç sa ka filluar të çrregullohet dhe vetëm disa simptoma janë paraqitur. Edhe veç këto rregullime mund të jenë shenjë e fillimit të menopauzës.

Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre, apo mund të paraqiten që të gjitha.

Këto janë: periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës, thatësia e vagjinës, lodhja, depresioni, pagjumësia, të frikësuarit, ndjenja e pasigurisë, ulja e vetëbesimit, humbja e dëshirës për jetën seksuale, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shumë e madhe, infeksionet urinare, shtimi në peshë, dhimbjet e nyjeve, harresa dhe ndjenja e të qenit joatraktive. Ndryshimi i disponimit në menopauzë është shumë i shpeshtë.

Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjo paraqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta, dhe po ashtu përcillet edhe me djersitje. Këto simptome mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual.

Vaginës i duhet estrogjeni që të jetë fleksible, e lagur dhe e pranueshme për marrëdhënie seksuale. Me zvogëlimin e estrogjenit vagjina mbetet e thatë dhe marrëdhënia seksuale mund të bëhet jo e përshtatshme dhe me dhimbje. Prandaj gruas në menopauzë i nevojitet lubrifikanti ose kremi që t’i ndihmojë në thatësi të vagjinës. Kjo në veçanti te ato femra të cilat pauzojnë për arsye të ndryshme në marrëdhënie seksuale.

Qelizat e uretrës (një kanal nëpër të cilin urina zbrazet nga mëshikëza e urinës jashtë) gjithashtu janë të varura nga estrogjeni; ato e humbin elasticitetin gjatë menopauzës. Prandaj gratë në menopauzë kanë probleme me mospërmbajtje dhe ndjejnë që kanë nevojë për urinim më të shpeshtë.

Osteoporoza është një sëmundje e eshtrave e cila fillon me moshë, por të gratë në menopauzë është më e shpeshtë për arsye të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit. Paraqitet më shpesh të femrat të cilat janë më të dobëta në peshë, ato që e konsumojnë duhanin dhe te ato të cilat nuk merren me aktivitet fizik.

/komuniteti