Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si krijohen fëmijët e përkëdhelur

21.09.2012 - Prindërit dhe fëmijët kanë ndryshuar. Ka një shtim të tepërt të numrit të fëmijëve të përkëdhelur si pasojë e prindërve të butë që plotësojnë çdo dëshirë të tyre.

Pse faji bie mbi vetë prindërit? Çfarë duhet të bëjnë ata që të rrisin fëmijë të shëndetshëm për t’u përballur me jetën? Sindroma e fëmijëve tekanjozë dhe mënyra për t’i disiplinuar. Jo të gjithë fëmijët sillen në mënyrë perfekte.

Ka shumë prej tyre që dallojnë për kokëfortësinë si dhe të qenit të përkëdhelur. Ka një kufij që një fëmijë mund ta kapërcejë dhe për fat të mirë prindërit mund t’i ndalojnë, nëse janë në dijeni të këtij kufiri. Është më mirë të mësosh për të qenë një prind i pagabueshëm që para lindjes së fëmijës, por nëse e mësoni me vonesë të paktën jeni përpjekur. Të dish se si të jesh një prind i mirë duhet të njohësh fillimisht parametrat e një prindi të “keq”.

Fëmijët e përkëdhelur zakonisht vijnë nga familje ku prindërit janë shumë të butë. Çdo të thotë të jesh një prind i butë? Nëse toleron çdo gabim të fëmijës tuaj, edhe kur ai shkel rregullat më minimale atëherë do të thotë që ju po i jepni shumë krahë. Sapo e keni lejuar këtë gjë, kjo e ka forcuar së tepërmi egon e tij për të qenë egoist në situata të ndryshme. Që pas moshës dyvjeçe një fëmijë i tillë do dijë t’i manipulojë prindërit e tij sidomos kur ata janë të butë.

Në kohët moderne duket se fenomeni ka ndryshuar duke i dhënë shkas rritjes së numrit të fëmijëve të llastuar e atyre të përkëdhelur falë përkujdesjes dhe tolerancës që kanë prindërit ndaj tyre. Një prind modern plotëson çdo dëshirë të fëmijës së tij, duke i lënë në dorë timonin e kontrollit të situatës. Fëmijët kanë ndryshuar dhe kjo vjen si pasojë e prindërve të cilët e justifikojnë tolerancën e tyre si pasojë e një fëmijërie të vështirë. Atëherë kur dëshirat e tyre qoftë dhe ato minimale nuk plotësoheshin./zeri/

/komuniteti