Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si realizohet fertilizimi “In Vitro”

Si realizohet fertilizimi “In Vitro”

13.11.2011 - Fertilizimi “in vitro” është një procedure e thjeshtë për të gjithë çiftet. Kur gruaja është gati, gjatë procedurës e cila bëhet me një anestezi të lehtë, merret më shumë se një vezë, në mënyrë që të arrijmë rezultate.

Pacientja pas mbarimit të procedurës, që zgjat rreth dy orë, mund të vazhdojë normalisht aktivitetin ditor. Procedura e aspirimit të vezëve kryhet me anë të ekografisë duke bashkërenduar punën me ekipin e embriologëve duke na njoftuar në çast nëse ka vezë të marra.

Pas mbarimit të aspirimit të vezëve në tre ditët e ardhsme është embriologu që merret me vezët dhe kryen proceduren e X-it, që është shkurtimi i “intracipoplazmatik sperm inxhekshën”, pra bëhet fekondimi nën drejtimin e aparaturave mikroskopike shumë të kushtueshme, të sofistikuara ku spermartozoidi futet brenda vezës, pra kryhet fertilizimi. Përmes X-it, materiali gjenetik i babait futet brenda qelizës vezë të nënës. Në këtë mënyrë shanset për tu fertilizuar janë shumë të larta, pra nëse marrim 10 vezë ne mund të përfitojme 6 fertilizime.

Në metodat e vjetra të fertilizimit nuk përdorej X-i dhe shanset ishin të pakta. Arsyeja pse X-i preferohet është se rezultatet janë më të larta duke arritur më shumë vezë të fertilizuara që ndryshe thuhen numër embrionesh.

Pas ovulimit të vezëve në tre ditet e ardhshme, procesi pason tek embriologët nëse po ecin mirë apo jo. Gjatë këtyre tre ditëve këto embrione qëndrojnë në incubator, por që imitojnë ambientin natyral të mitrës së nënës. Temperatura është 37gradë, sa është ajo e njeriut, përqindja e dioksidit të karbonit është 5%, sa është në trupin e njeriut, po ashtu edhe lagështira. Pra, imitohen të gjitha kushtet dhe në mënyrë figurative themi se inkubatorët janë mamatë e para të embrioneve.

Transferta e embrioneve bëhet në ditën e tretë ose të pestë në mitrën e nënës, nën ndikimin e ekos abdominale duke lokalizuar edhe vendin ku mund t’i lëmë këto embrione.

Pas procedurës, në 13 ditët që vazhdojnë pacientja merr një sasi ilaçesh që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e suksesshme të shtatzanisë.

Fertilizimi “in vitro” ka evoluar dhe është shumë e vlefshme për çiftet që kanë probleme për të pasur fëmijë. Mos u dëshpëroni nësi keni dështuar në rastin e parë apo të dytë pasi ky trajtim mund të përsëritet sa herë që ju keni mundësi./top-channel/

/komuniteti