Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ta mbroni fëmijën nga rreziqet e internetit?

13.12.2011 - Interneti u ofron fëmijëve të sotëm mjete të pafund të dobishme dhe edukative. Por, për fat të keq rrjeti përmban shumë rreziqe. Ja si t’i mbrojmë fëmijët:

- Filtri i përmbajtjes: Numri i filtrit të përmbajtjes bazohet në një sistem liste “të zezë” për faqet e ndaluara dhe “të bardhë” për ato të lejueshmet. Këto filtra bllokojnë qasjen me përmbajtje të papërshtatshme, edhe pse jo tërësisht i pagabueshëm bëhet fjalë për një sistem që ofron kufij të lartë sigurie. Në çdo rast është e rëndësishme të vendosim mbrojtjen familjare në të gjitha “motorët” (browser-ët) e kërkimit në përdorim.

- Software mbrojtës:  Në filtër familje, mund të jetë edhe një softwar i instaluar në kompjuterin tuaj. Edhe versionet e fundit të të gjitha sistemeve operative të mëdha tani përfshijnë një sistem të kontrollit prindëror që ofrohet nga prodhuesit pa kosto shtesë.

- Kontrata “familjare”: Kjo është kontrata më e veçantë e abonimit në internet që garanton një filtrim të drejtpërdrejtë nga operatori. Kontrata “familjare”, lejon kështu qasjen vetëm në faqet që konsiderohen të sigurta.

- Faqe të sigurta: Është e mundur që të kërkosh portale dhe motorë të kërkimit të mbrojtura me përmbajtje veçanërisht të menduar për fëmijë. “KidZui”, është një shfletues, që ju lejon të kërkoni në mënyrë të sigurt vetëm faqe për fëmijë. Ka edhe vende të cilat japin informacion mbi teknikat për të mbrojtur fëmijët. ”Yahoo! Safely”, për shembull, ndihmon prindërit për të bërë zgjedhje më të sigurt në internet dhe të ndërgjegjshëm./zeri/

/komuniteti