Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ta vëresh nëse fëmija juaj është viktimë e bulizmit

01.07.2016 - A dyshoni që fëmija juaj mund të jetë viktimë e bulizmit?

Identifikimi i një fëmije-viktimë të bullizmit është më i lehtë, pasi sinjalet janë më lehtësisht të perceptueshme, krahasuar me sjelljet e bullistëve. Karakteristika të tilla si pasiviteti, dobësia fizike apo sëmundjet e vazhdueshme, gjendja e vazhdueshme e ankthit apo tërheqja nga pikëpamja sociale, i bën këta fëmijë të jenë një objektiv jo vetëm interesant, por edhe i suksesshëm për bullistin.

Viktimizimi bën që këta fëmijë të humbasin interesin ndaj shkollës (A ju sjell gjë në mendje shpikja e çdo arsyeje të mundshme për të mos shkuar në shkollë?), të fillojnë të mendojnë se janë të paaftë për të krijuar marrëdhënie sociale, të shfaqin probleme serioze me ushqyerjen dhe ritmet e gjumit, të shfaqin deri edhe probleme serioze me shëndetin fizik dhe mendor.

Djemtë nuk janë të vetmit që përfshihen në bullizëm, pasi bullizmi nuk është vetëm dhunë fizike. Përhapja e thashethemeve, izolimi social, dhuna psikologjike janë gjithashtu forma tipike të bullizmit dhe kjo i bën vajzat po aq bulliste dhe viktima sa edhe djemtë. Vlen gjithashtu të përmendet fakti se disa individë mund të jenë edhe bullistë edhe viktima, kuptohet në mjedise të ndryshme sociale. Çfarë i bën të tillë apo të atillë, kjo mbetet ende objekt kërkimi.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti