Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ta veshim fëmijën gjatë dimrit gjersa fle?

31.10.2016 - Me ardhjen e dimrit shpesh nënat bëhen konfuze në lidhje me mënyrën si duhet të veshin fëmijën e tyre gjatë natës. Ato mendojnë se duke i mbuluar tepër apo duke i veshur trashë do t’i mbrojnë nga i ftohti, por në të vërtetë diçka e tillë është shumë e rrezikshme për fëmijës, sidomos nëse ende nuk ka bërë 12 muajsh.

Nga cfarë rrezikohet fëmija? Nga SIDS! Ju duhet të dini de tejxehja e trupit të fëmijës duke u mbuluar me shumë batanije mund të shkaktojë vdekjen e papritur të fëmijës në djep.

 

Kontrolloni mes shpatullave

Një prekje e tillë mund të tregojë nëse fëmija ka ftohtë apo vapë, kjo pasi shpesh duart dhe këmbët e fëmijëve janë të ftohta dhe diçka e tillë nuk vlerëson gjendjen e vërtetë të tij.

 

Duar dhe këmbë të ftohta?

Diçka e tillë është shumë normale për disa fëmijë, dhe kjo nuk duhet të jetë një faktor shqetësues për prindërit. Pra nëse vëreni diçka të tillë nuk duhet të nxitoni për të veshur apo për të mbuluar më tepër fëmijën tuaj.

 

Mos i vendosni fëmijës kapuc në kokë

Ndërsa është në shtëpi fëmija nuk ka nevojë për kapuç, qoftë ky edhe prej pambuku të hollë. Nëse koka e fëmijës do të jetë e zbuluar, do nxehtësia e tepër që fëmija mund të ndiejë në trup do të ketë mundësi të dalë jashtë.

 

Fëmija duhet veshur ashtu si prindi

Të porsalindurit, duke filluar nga java e 4-t e jetës mund të fillojnë të vishen njësoj si prindërit ndërsa janë në ambientet e shtëpisë.

Gjatë gjumit fëmijë duhet të vishet me: bebelinë, trupore (badi), pizhame. Gjatë verës duhet të vishet më hollë.

 

Kujdes! Nxhetësia e tepërt është e rrezikshme!

Nëse fëmija ka shumë vapë do të vazhdojë të flejë. Nëpërmjet mbinxehjes do të ulen reflekset mbrojtëse të zgjimit, për këtë mbinxehja është e rrezikshme!

Burimi: pernenat.al

/komuniteti