Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Spitali luksoz ku nënat paguajnë gjysmë milioni dollarë për lindje

17.11.2017 - Ushqime të shtrenjta, shampanjë pas lindjes, akomodim me pesë yje, yoga dhe një asistent personal për shoping…

Këto janë vetëm disa nga gjërat që iu ofrohen klientëve në spitalin më luksoz në botë, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.

Spitali në Londër është ndoshta i vetmi në botë i cili e bënë lindjen mjaft joshëse, duke qenë se aty kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre edhe emra si Victoria Beckham, Kate Winslet, Jools Oliver etj.

Asistenti personal per shoping

 

Motoja e spitalit është rehatia, ndërsa nënat trajtohen në luks duke iu ofruar terapi të ndryshme para dhe pas lindjes.

 

Nga shërbimet esenciale të një spitali, deri te fotografitë për nënën dhe beben, krijimi i skulpturave të dorës dhe këmbës së bebes nga bronzi, argjendi apo ari.

Drejtori i Spitalit tregon se princeshat nga Lindja e Mesme janë ndër klientet më të rregullta të cilat kryejnë lindjen në këtë maternitet.

 

 

“Kemi shumë persona të famshëm që vijnë këtu. Nëse kërkojnë 10 apo 20 dhoma shtesë, ne ua sigurojmë ato”, deklaron Janene Madden.

Në këtë spital tri ditët e para nëna e merr beben vetëm sa për ta ushqyer, ndërsa pjesën tjetër të kohës e mbajnë mamitë.

Paketa e lindjeve fillon nga 15 mijë dollarë, por drejtori i spitalit thotë se dikush ka shpenzuar deri në 500 mijë.

Burimi: Gazeta Shneta

/komuniteti