Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Suedi, kukulla për djem dhe pistoleta për vajza

27.11.2012 - Një kompani e madhe që prodhon lodra për fëmijë në Suedi ka reklamuar kukulla për djem dhe pistoleta-lodër për vajza në katalogun e Krishtlindjeve.

Kjo lëvizje është bërë pasi në Krishtlindjet e kaluara kompania është akuzuar për “diskriminim gjinor” pasi në reklamë kishte vendosur djem të veshur si superheronj dhe vajza të veshura si princesha.

“Kemi publikuar katalogë në një mënyrë krejt të ndryshme këtë vit. Debati gjinor në Suedi në vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha dhe vendosëm që të përshtateshim”, theksoi drejtori i shitjeve, Jan Nyberg.

“Me mënyrën e re të të menduarit, nuk ka diçka të gabuar apo diçka të drejtë. Nuk ka më lodra për djem apo për vajza, por ka lodra për fëmijë”, shton Nyberg./tch/

/komuniteti