Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Tetë arsye pse duhet ta çoni beben në plazh

22.05.2017 - Me afrimin e stinës së verës, ju duhet të merrni në konsideratë të shkuarin në plazh edhe nëse keni një fëmijë të vogël, sigurisht duke ndjekur të gjitha rregullat e sigurisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse sjell një sërë përfitimesh për fëmijën.

 

Ai do të eksplorojë struktura të reja

Mbajtja e gishtave të dorës në këto pozicione, bën diçka të mrekullueshme për trupin tuaj

 

Nëse shihni këtë shenjë në gishtin tuaj, menjëherë te mjeku!

Kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse favorizon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës, e bën atë të njihet me botën si edhe kontribuon në zhvillimin gjuhësor. Fëmija zhvillohet pikërisht nga shqisa e të prekurit, uji, rëra e ngrohtë dhe e ftohtë, era etj.

 

Fëmijët do të ndihen më të qetë

Zhurma e detit është një prej “zhurmave të bardha” që e ndihmon fëmijën të qetësohet dhe të flejë më mirë. Kjo ndodh sepse fëmijës i kujtohet zhurma që dëgjonte ndërsa ishte brenda barkut të nënës.

 

Ata bien në dashuri me natyrën

Plazhi do t’i bëjë ata ta dashurojnë natyrën, e cila do të jetë një oaz mirëqënie për shëndetin e tyre. Duke shëtitur në natyrë ata do të kenë më pak shanse për t’u prekur nga obeziteti si edhe do të kenë zakone më të mira së të jetuarit.

 

Ata marrin frymë në ajër me kripë dhe lahen në ujë me kripë

Kripa është një prej kurave më natyrale për të trajtuar shumë probleme, duke filluar nga hunda e bllokuar dhe deri tek ekzemat në lëkurë. Ndërsa uji i oqeanit përmban magnez si edhe kripa e tij ndihmon në reduktimin e irritimeve të lëkurës.

 

Fëmija juaj merr rreze dielli

Fëmijët nën 6 muajsh duhet të qëndrojnë nën hije dhe të mbrohen me çdo kusht nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Më pas rrezet e drejtpërdrejta janë shumë të rëndësishme për të prodhuar sasinë e nevojshme të vitaminës D. 5-10 minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme, dhe nëse fëmija juaj ka një lëkurë me tonalitet më të errët do të ketë nevojë për më shumë rreze.

 

Ata kënaqen në det

Ata nuk mërziten asnjëherë në plazh, edhe nëse i çoni shpesh. Gjithmonë do të gjejnë mënyra të reja për të eksploruar botën dhe për të fituar aftësi të reja.

 

Fëmija fiton aftësinë e të ndierit i mrekulluar nga diçka

Kjo aftësi është shumë e rëndësishme dhe mund të fitohet falë eksperiencave. Do të shërbejë si një motivues i mirë përgjatë gjithë jetës.

 

Ata mund të kthejnë plazhin në një vend “nudistësh”

Dhe kur t’i shikoni edhe ju vetë do t’i adhuroni!

Burimi: pernenat

/komuniteti