Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Tiranë, mjekë australianë, operacione në Pediatri

19.06.2012 - 16 fëmijë me probleme të ndryshme në rrugët urinare apo veshka i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në pavionin e Pediatrise, të kryera nga një ekip mjekësh të specializuar që kanë mbërritur nga Melburni i Australisë.

"Ishin 16 raste, mes tyre edhe operacione për herë të dytë", thotë mjeku kirurg pediatër, Dritan Alushani.

Sipas mjekut australian perveç nderhryjeve kirurgjikale te cilat jane kryer me sukses, nje tjeter pike e rendesishme e ketij bashkepunimi kane qene edhe keshillat e dhena per prinderit. Eshte e rendesishme tha ai, konsumi i ujit ne sasi te konsiderueshme.

Ndersa drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku thekson se bashkepunimi me mjeke te huaj tashme eshte kthyer ne praktike ne pavionet e QSUT-së.

"Eshtë një përvojë e nisur që forcohet dita-ditës.Tashmë mund të quhet se institucioni ka një bashkëpunim shumë të mirë me ekipet e tjera mjekësore, që do të vazhdojë në shërbime të tjera. Mund të them që bashkëpunimi për të cilin po flasim sot ka qenë shumë i frytshëm, ka qenë një shkëmbim eksperience midis mjekëve tanë dhe ata australianë. Do të vazhdojmë dhe do të krijohet një bashkëpunim i qëndrueshëm, me ekipet mjekësore, ku ne jo vetëm që do të japim vlerat tona për ndërhyrjet e ndërlikuara që kryejmë, por do të marrim edhe nga eksperienca më e mirë që ofrohet", tha Ivziku./tch/

/komuniteti