Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Trajtim i ri më agresiv i kancerit të gjirit

Trajtim i ri më agresiv i kancerit të gjirit

10.10.2011 - Një studim i ri tregon se një qasje më agresive në trajtimin e kancerit të gjirit mund të jetë më efektive në uljen e rrezikut të rikthimit të kancerit.

Në vend që pacientja me kancer në gji të kalojë në kimoterapi dhe pastaj në trajtim me rreze, qasja e re kërkon që kimoterapia dhe rrezet t’i jepen pacientes njëkohësisht. Kjo terapi e dyfishtë njihet si kimorrezatim i sinkronizuar (synchronous chemoradiation).

Në një studim të paraqitur në konferencën ndërkombëtare të kancerit në Suedi, shkencëtarët thanë se dhënia e kimos dhe rrezeve njëkohësisht pakësoi 35 përqind rrezikun e rikthimit të kancerit në gji tek gratë në gradë fillestare të kësaj sëmundjeje.

Ekspertët britanikë thonë se ky trajtim i sinkronizuar kishte efekte të kufizuara anësore dhe nuk dëmtoi cilësinë e jetës së pacienteve.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek femrat. Sipas autorëve të studimit, 425 mijë gra vdiqën nga kjo sëmundje vitin e kaluar dhe më shumë se 1.5 milionë raste të reja u diagnostikuan. Një prej mjekëve, bashkë-autor i studimit, tashmë është duke e përdor këtë terapi të dyfishtë tek pacientet e tij./wordpress/

/komuniteti