Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Trajtimi i të miturve

16.02.2012 - Ato që mund të duken si shqetësime të vogla tek fëmijët, nuk duhen neglizhuar. Sipas mjekut. Sotirios Papouliakos, shef i Departamentit ORL, Spitali Pediatrik Mitera Athinë, një inflamacion viral mund të bëjë të mundur formimin e masave të dyshimta në qafë apo kokë.

“Shfaqja e një mase në qafë apo kokë tek fëmijet nuk duhet të neglizhohet. Në shumicen e rasteve këto gjendra krijohen per shkak te inflamacioneve dhe janë beninje. Por, duhet bërë diagnostikimi i rastit, pasi rastet malinje tek femijët janë me agresive se tek moshat e rritura. Këto gjendra mund të sjellin probleme jetesore tek femijet. Sidomos nëse shfaqen në organet e brendshme”, shprehet Papouliakos.

Pavarësisht problematikës, mjekët japin garancinë më të mirë për trajtimin e gjendrave malinje tek fëmijët.

“Masa tumorale të tilla tek femijët janë shumë të rralla dhe mënyrat sesi mund të trajtohen janë shumë efektive. Metoda terapeutike janë shumë të mira. Ndaj tyre mund të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, me reze apo medikamente. Mjekët pediatër të kenë kujdes në diagnostikimin e hershem, në mënyrë që të arrihet sukses ndaj sëmundjes. Nga ana tjetër, prinderit te mos alarmohen pasi zhvillimet mjekesore na e japin këtë siguri për shëndetin e të vegjëlve. Te gjitha mundësitë që përmenda, ofrohen nga spitali Hygeia në Tiranë”, shton Papouliakos.

Emmanuel Hatzimanolis, mjek ORL, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës, “Spitali Hygeia Athinë” thotë se nuk duhen anashkaluar as problemet e frymëmarrjes tek fëmijët. Kjo mund të jetë tregues i një patologjie serioze.

“Probleme te frymemarrjes që shkaktojne zgjim te pavetedijshem ndodhin pasi femija nuk ngopet me ajer. Kjo pasi bllokohen rruget e siperme te frymemmarjes, apo mund të ketë zmadhim bajamesh, mish të huaj në hundë etj. Pasojat e vonshme sjellin probleme kardiovaskulare, ndaj prinderit te mos neglizhojne problemet e frymemarrjes gjate nates. Problemi mund te zgjidhet me medikamente apo nderhyrje te thjeshta kirurgjikale”, përfundoi Hatzimanolis./tch/

/komuniteti