Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Tri gjërat e çuditshme që ndodhin kur mbeteni shtatzënë

17.10.2017 - Gjithçka rreth shtatzënisë është e çuditshme kur e mendoni mirë. Jeni duke e rritur një qenie njerëzore brenda jush, dhe kjo është një gjë e bukur po aq sa është e çuditshme.

Jeni duke e krijuar një person – kjo nuk është gjë e lehtë, apo jo? – transmeton Telegrafi.

Çështja rreth shtatzënisë është se gjithkush do t’jua tregojë gjërat e mira të shtatzënisë, por askush nuk jua tregon gjërat e çuditshme.

Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa gjëra të çuditshme që ju ndodhin kur mbeteni shtatzënë:

Do të keni aftësinë t’i nuhatni të gjitha gjërat

Po, gjithkush e di se gjatë shtatzënisë do të keni aftësi më të mëdha të nuhatjes, kjo është e vërtetë. Por, ndoshta nuk e dini se aftësitë e nuhatjes do të jenë aq të mëdha saqë edhe nëse një mi lëshon gazra, ju do të mund ta nuhatni. Do ta vëreni se dollapët tuaj nuk janë aq të pastër, dhe se partneri duhet të bëjë një dush.

Jeni më e prirë të përjetoni orgazëm në gjumë

Përderisa orgazmat gjatë kohës kur flini janë të zakonshme, gjatë shtatzënisë këto shpeshtohen shumë më shumë!

Ju rriten këmbët

Ndoshta edhe e keni dëgjuar më herët, por është fakt se këmbët tuaja rriten për disa centimetra gjatë shtatzënisë, dhe pas lindjes i rikthehen normales.

Burimi: telegrafi

/komuniteti