Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqen fëmijën me gji gjatë kohës që i jep makinës

Një nënë është ndaluar nga policia pasi ushqente fëmijën e saj me gji teksa i jepte makinës. Ajo i tha policit rrugor se nuk mund të ndalonte pasi fëmija i saj del jashtë kontrollit dhe bërtet shumë kur është i urritur. 

Gruaja u ndalua pas raportimeve në numrin e policisë se një fëmijë i vogël ishte ulur në sediljen e shoferit, në autostradën jashtë Seattle, SHBA. Nisur nga ky raportim, patrulla është vënë në ndjekje të makinës, por oficeri Rocky Oliphant u çudit me atë që pa. Në fakt nëna po ushqente me gji fëmijën 1-vjeçar pas timonit. 

Ai tha për Neë York Daily News se nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë. Prej shtatë vitesh pjesë e policisë, Oliphant thotë: “Do të ishte e tmerrshme nëse nuk do ta ndaloja dhe të sigurohesha se fëmija ishte mirë”. Kolegu i tij, Mark Francis tha: “Ajo arsyetoi se fëmija bërtet shumë dhe del jashtë kontrollit kur është i urritur”.  

Oficeri tha se 44-vjeçarja u rrëfeu se nuk ishte hera e parë që ushqente fëmijën me gji teksa i jepte makinës. Madje, ajo ishte ndaluar dhe më herët për një vepër të tillë. 

Oficeri Oliphant u sigurua që fëmija ishet në vendin e tij, para se të linte gruan të largohej. Ai tha për News se ka në plan të njoftojë Shërbimin e Mbrojtjes së Fëmijëve. “Shohim njerëz që bëjnë gjëra të çmendura teksa i japin makinës, si për shembull thithin heroinë. Por një fëmijë mes jush dhe timonit, është ekstremisht e pasigurtë”, tha oficeri.

 

/ Top Channel

/komuniteti