Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqimet e shëndetshme në shtatzëni – tërshëra

13.10.2016 - Tërshëra është shumë e dobishme gjatë shtatzënisë ngase përmban karbohidrate kë plota që e furnizojnë trupin me energji. Po ashtu, përmban sasi të lartë të fibrave që janë të dobishme për shëndetin e organeve tretëse.

Tërshëra gjithashtu përmban pak kalori në total por sasi të larta të mineraleve si kaliumi dhe hekuri, si dhe selen, vitamina E, fosfor, kalcium dhe vitaminën B1. Këto minerale e forcojnë imunitetin, përmirësojnë formimin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe sigurojnë rritjen dhe zhvillimin e mirëfilltë të fetusit.

Disa studime kanë gjetur se tërshëra e furnizon trupin me acid folik, që është jashtëzakonisht i domosdoshëm gjatë shtatzënisë. Konsumi i rregullt i tërshërës i plotëson nevojat për acid folik duke ulur kështu rrezikun e mos-zhvillimit të trurit dhe çrregullimeve tjera të fetusit, që shfaqen për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese themelore sikurse acidi folik.

Burimi: Dr. Ahmet Payasli

 

/komuniteti