Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqyerja me qumësht gjiri dhe astma

29.08.2011 - Një studim e lidh qumështin e gjirit me pakësimin e rrezikut të astmës tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e sapolindur të ushqehen veçanërisht me qumësht gjiri deri sa të bëhen 4 muaj.

Tani, një studim botuar në “European Respiratory Journal” shton përfitime të tjera në listën e të mirave që sjell ushqyerja me qumësht gjiri. Autorët shqyrtuan mbi 5 mijë e 300 fëmijë, duke krahasuar kohën që ata ishin ushqyer me gji dhe nivelin e simptomave që lidhen me astmën. Këto simptoma janë të zakonëshme në fëmijëri dhe përbëjnë një shkak kryesor për astmë më vonë në jetë.

Autorët e studimit zbuluan se në krahasim me fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri për 6 muaj, fëmijët e tjerë që gjatë 4 viteve të para të jetës së tyre kurrë nuk ishin ushqyer me qumësht gjiri kishin më shumë gjasa të shfaqnin simptoma të tilla që lidhen me astmën:

- teshtitje

- vështirësi frymëmarrjeje

- kollë e thatë

- jargë të vazhdueshme

Autorët arrijnë në përfundimin se “këto rezultate mbështesin strategjitë aktuale të politikës shëndetësore që nxisin ushqyerjen veçanërisht me qumësht gjiri…”/zeriiamerikes/

/komuniteti