Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushtrime për të rimarrë vetën pas lindjes

24.10.2017 - Një nga gjërat më të vështira kur të bëhesh një mama e re është të gjeni kohë për vete.

Në të vërtetë, në një farë mënyre, kjo është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse nëse nuk kujdeseni për veten atëherë pjesa tjetër nuk funksionon si duhet. Kur jeni një mama e re, është e rëndësishme që të merrni ajër të freskët dhe të keni aktivitet fizik për të mbajtur me shëndet dhe në formë trupin tuaj. Ju duhet ta merrni vetën pas lindjes, formësimin e muskujve, qarkullimin më të mirë të gjakut, humorin, gjumin cilësor dhe shumë aspekte tjera shëndetësore.

Dhe, mundësitë janë të pafundme kështu që varësisht nga mosha e fëmijëve tuaj ju mund të përshtatni disa lloje stërvitjesh së bashku më fëmijën tuaj.

Gjëja më e thjeshtë është të vendosni të voglin tuaj në karrocë dhe të shkoni në parkun më të afërt. Aty keni mundësi pa fund për ushtrime në kohën kur i vogli juaj mund të luajë aty përreth.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u rikthyer në stërvitje dhe mund të bëhet kudo ose në çdo kohë. Shembuj të ushtrimeve që mund të kryeni janë ecja e shpejtë, vrapimi, zgjatja e këmbëve, ushtrimet për barkun dhe të tjera pa e munduar veten shumë në fillim.

Kur jemi tek ecja ju mund të filloni 10-15 ditë pas lindjes normale, dhe 15-20 pas lindjes cezariane. Duhet të ecni normalisht dhe pa u munduar. Rekomandohet që në 7-10 ditët e para të ecni 8-10 minuta, ndërkohë që në ditët në vijim, intervali kohorë të rritet çdo ditë nga 3-5-10 minuta.

Preferohet që ushtrimet duhet të kryhen në pozicion shtrirë dhe në atmosferë të këndshme.

Pas lindjes cezariane, rekomandohen ushtrimet për forcimin e barkut, ushtrime për frymëmarrjen, për qarkullimin e këmbëve, dhe të gjitha këto ushtrime kontribuojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e punës së zorrës së trashë. Pas lindjes cezariane, rritja e qarkullimit të zorrës së trashë, do ta lehtësojë problemin me anë të krijimit të gazrave.

Burimi: unik

/komuniteti