Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vendi më i keq për të qenë nënë

06.05.2011 - Afganistani është vendi më i keq për të qenë nënë, sipas organizatës “Save The Children”.

Në këtë vend, 1 nga 30 femra vdes për shkak të problemeve të lidhura me shtatzaninë, 1 në 6 fëmijë vdes përpara moshës 5-vjeçare dhe 1 në 3 fëmijë është i kequshqyer.

Shqipëria renditet në vendin e 43-të, e përfshirë tek vendet e zhvilluara, por e fundit mes tyre.

Nga ana tjetër, Norvegjia është vendi më i mirë për nënat, sipas raportit të organizatës me seli në Uashington.

Suedia, Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Belgjika, Hollanda dhe Franca janë vendet e tjera të cilat renditen të parat në këtë klasifikim.

/komuniteti