Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vlorë, nëna vdes gjatë lindjes në maternitet

16.08.2017 - Një gruas 35-vjeçare mësohet se ka humbur jetën gjatë lindjes.

Ngjarja ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ndërsa Prokuroria lokale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Sipas informacioneve spitalore gruaja ka ndërruar jetë nga një komplikacion që ka pasur gjatë lindjes, të quajtur tramoline.

Ndërkohë mësohet se fëmija i lindur është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas 35-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: kidstime

/komuniteti