Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Zbulohet metoda e re për mbrojtjen e grave shtatzëna gjatë lindjes

08.08.2017 - Çdo dy minuta, një grua në botë humb jetën duke lindur fëmijë për shkak të hemoragjisë. Zgjidhja është një produkt që kushton rreth 400 dollarë, një cmim i papërballueshëm për shumë klinika.

Por një gjinekologe ka zbuluar një metodë për të ulur numrin e vdekjeve në këto raste që kushton më pak se 5 dollarë. Bëhet fjalë për një masë mbrojtëse, një gjilpërë dhe tub, i cili përdoret sapo hiqet placenta.

Anne Mulinge nga Kenya e bëri këtë metodë në 3 gra, dhe i ka rezultuar i suksesshëm. Mendohet që së shpejti të përdoret dhe në vendet e tjera të botës.

Burimi: kidstime

/komuniteti