Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Zbuloni si duhet të veproni që fëmija juaj të flejë sa më qetë të jetë e mundur

07.01.2019 - Kur bëhesh prind ndihesh i bekuar, por të kujdesesh për një fëmijë të porsalindur është diçka shumë e veshtirë. Ajo çfarë shqetëson të gjitha nënat është koha e gjumit, pasi zakonisht fëmijët zgjohen shumë herë gjatë natës. Nëse ndiqni këto këshilla, do e keni më të lehtë të vendosni fëmijët në gjumë.


1. Mbështillini me një batanije

Që në momentin kur mbushin 6 muaj, fëmijët e vegjël kanë ndjesi sikur rrëzohen, gjë që mund t’i zgjojë ato. Duke i mbështjellur me një batanije do i jepni mundësinë të ndihen të sigurtë dhe të flenë qetësisht.

 

2. Shtoni një banjë të ngrohtë në rutinën e mbrëmjes së fëmijës

Dushi i ngrohtë përpara gjumit gjithmonë funksionon për ju dhe ju bën të ndiheni të lehtësuar. Pse të mos e provoni dhe me fëmijët tuaj këtë?

 

3. Rregulloni temperaturën e dhomës

Të mbani temperaturën e dhomës jo shumë të lartë e ndihmon fëmijën tuaj të flejë më shpejtë.

 

4. Hiqni dorë nga kafeina nëse ushqeni fëmijën me gji

Kur kaloni dozën e kafeinës që duhet të merrni gjatë ditës, fëmija juaj do të jetë më i irrituar dhe jo shumë i qetë. Nëse shihni një ndryshim në sjelljen e fëmijës tuaj sepse keni abuzuar me çokollata, soda apo kafeine, hani ushqime të shëndetshme gjatë javës.

 

5. Limitoni kohën e fëmijës përpara televizorit

Gjatë ditës ndoshta mund të kalojnë disa orë duke parë kukulla, por që fëmija juaj të bëjë një gjumë të qetë gjatë natës duhet të mos e lejoni të qëndrojë përpara ekranit të paktën 2 orë përpara se ta bëni gati për të fjetur.

 

6. Mos bëni kontakt sy më sy me fëmijën

Gjëja e parë që fëmijët mësojnë është të komunikojnë nëpërmjet shikimeve. Nëse e shihni në sy kur jeni duke u përpjekur ta vendosni në gjumë, do çlironi hormonin e dashurisë dhe rrjedhimisht rrahjet e zemrës së fëmijës tuaj do të rriten. Duke mos i parë në sy, i çoni atyre mesazhin se është koha e gjumit.

Burimi: kidstime

/komuniteti