Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Jam lodhur e zhytur në PSE-të e mia për abortet!

Përshëndetje të nderuara Nëna dhe portali Beba ime.

Më këshilloni ju lutem rreth problemit tim. Në qershorin e 2013 kam pasur një abort. Mjekët më thanë abort spontan. Isha 10 javëshe shtatzënë. Dua ta di pse ndodhi? Pse, pse?... 1 mijë pse-ja, ia bëj vetes me ditë!

Ende jetoj me frikën pse iu ndal bebi tim zemra dhe duhet ta hiqja, siç më kishte thënë doktori. Pauzova disa muaj, në dhjetor 2013 mbeta prapë shtatzënë, fluturoja nga gëzimi, po thellë në mua më digjte shpirtin një gjë, kujtimi për bebin e parë dhe frika mos e humbja të dytin!

Në vizitën e parë doktori më tha që isha vetëm 2 javë shtatzënë por më rekomandoi analiza të bëja pasi njëra vijë e testit ishte e zbehtë.

Pas dy dite prapë gjakderdhje dhe abortova!

Kur shkova tek mjeku të nesërmen, tha je pastru s`ke asgjë!

Ndodhi dhe aborti i dytë dhe askush nuk më dha një përgjigje. Pse?

Dua të di arsyjen pse mi merr fëmijët e mi?

Bëra analiza dhe kontrolla jashtë vendit, të gjithë më thanë në rregull jam dhe s`kam asnjë problem. Fillo shtatzëni më thanë. Nga shkurti provoj të mbes shtatzënë por prapë lajm i hidhur, më vie cikli. Ju lutem nëna më këshilloni, çfarë të bëj? Jam lodhur e zhytur në PSE-të e mia për abortet!

 

Për bebaime.com

T...

11.04.2014

T... (10 vite më parë)
ju falenderoj nena te dashura, qe me shkruani ne tregimin tim qdo dit mbeta tu prit, un para 6 viteve kam qen e zdjegur jam ber operacion, por e nderuar leoparta mund te zdjergem prap??? qe me thua te ngjeshem, pasi dhe disa gra me thon te ngjeshem? ju falenderoj dhe suksese gjithave e do Zoti na gezon
Bella Bahtiri (10 vite më parë)
i lexova te gjitha komentet gjtihashtu edhe tregimin por edhe une e ndaj me juve te njejtin hall, vetem une kam pasur 4 here aborte, deri em tani jam kontrolluar te gjitha ata dr. qe me kane keshillaur me shprese se dote kem sukses por ende jo , por une kam vetem nje shprese ajo ehste te zoti, atij i kofshum fale, edhe as qe mendoj se qka nodh me vone as qe dua ta stresoj veten por dua te jem cdo here e qete se veq nje gje e di qe une te cdo here kom mbet 7zan kur ka than i lumi zot dhe e di qe dhe kam bindjen qe me ndihmen e zotit do te gezohem edhe une, harrova te ceki ne menyre artificiale ende nuk kam provuar si po degjoj shume po deshtojn, pra te gjithave ju uroj 7zani shume shpejte dhe te jemi te qeta dhe ta kemi besimin dhe shpresen se nje dite edhe ne do te behemi nena, ju pershendes me shume respekt...
leoparta (10 vite më parë)
e nderuar edhe une kam pat aborte 2 here edhe ekam pat te njojten frik nga ti po une ta kisha dhan nje keshill qe shko te ndonje grua e te ngjesh e ta qon mitrren nalt se as nje mjek nuk e din qe ti je e shdjerget ose qe sht m itrra posht e sahere qe provon em mbet shtatzan ki me abortu .une jam kan jam ngjesh dhe tanikam nje vajz 5 muaj kshtu qe mir ish kan edh eti
Mirela (10 vite më parë)
Dhe une kam abortuar 2 here dhe njerin 17 javeshe e tjetrin 22 javesh per arsye krejt te ndryshme nga ajo cka me nxori doktori. gjithesesi ki besim kerko te besh hysteroskopi per te pare mitren nga brenda per ndonje anomali dhe merr dhe acid folik pra se te mbetesh shtatezan e ne vazhdim i ben mire mitres ( dhe nje gje mos trego qe je shtatezan deri ne momentin qe e ndjen te leviz bebi brenda teje,, keshtu thone plakat dhe ato s\'gabojne ;) )
Dona Dona (10 vite më parë)
Pershendetje nena te nderuara. Edhe une sikur ju dhe shum tjera kam abortu nje her ne javen e 8 edhe mu njejt me kan than abort spontan pas 4 muajsh tentova per shtatzanin e 2 po nuk meta deri sa ikam ba 1 vit e .3 muj tash jam ne javen e 21 nuk kam dit me u gezu per sht. e 2 prej frike amo veq diqka eshte e sigurt kam lexu dhe kam degju se per aborte 95% e rasteve nuk dihen e vetemja menyr eshte qe e kemi besim te zoti dhe vetem atij ti mbeshtetemi kryesorja qe mjeket te kan than qe je mir mos meno anej qe ke pas 2 aborte mundet edhe i 3 joooo mendo pozitivisht dhe kemgul thuj ka me u ba mir. ata dy qe ti ka mar zoti ne at jet ki mi taku ata rriten diku te keshilloj ta largosh stresin dhe mendimin nga e keqja banu optimisteeeee ki me pas gjithqka ne jet.... ju uroj gjtithave grave qe kan nevoj per bebusha ti gezoj zoti sa ma shpejttt
Samira K (10 vite më parë)
Pseeeeeee ? Edhe une kam psee abortova dy her po as mjeket e as askush sme jep pergjigjeje? Pergjigjja e vetme osht na te afermit hajt se je e re masi ke mbet niher e dy her jet apet e bon fmi e kan met dal per huneee. Provoo se edhe une ne gusht abortova dyten 3muj pauzova pas tremuje nuk jetsha gjdo muj jam kan me lot per ftyre po tash ket muj kam met e hala frik spo guxoj mu gxu hiq besoooo se jam si ne onderr jamtu u shtrengu shum se mos ta lshoj veten mu gxu se pi tute mos pom ndodh apet. Ishalla do zoti qeto Psee na bohen me bebe ni dita uroj qe te ec mbar ksaj radhee :-)
Era A A (10 vite më parë)
Ashtu sikur Pse - te tua kam dhe une ndoshta dhe shume te tjera , jane Pse pa pergjigje dhe asnjeher sdo ta dime te verteten per ate me mire dhe mos ta kerkojme ndoshta keshtu do mendojme her mire dhe here keq .... duhet te mbledhum forcen dhe guxim per ate qe do te vije .. dhe ishalla Zoti na bekon te gjitha neve qe jemi ne pritje !

/komuniteti