Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kam dy vajza, të cilat janë motra nga nëna!

Përshëndetje nëna të portalit, unë jam një lexuese e rregullt e portalit, dhe deshta ta ndaj me ju historinë time. Unë jam nënë, kam dy fëmijë, dy vajza të bukura, të cilat janë motra në mes vete vetëm nga nëna pra unë…

Historia ime filloi kështu. Isha e lidhur me një djalë, me të cilin dilja hapur, ishte i mirë, por shumë i ndikueshëm nga familja e tij tradicionale. Ndodhi si ndodhi unë ngela shtatzënë, dhe u martuam.

Gjatë kohës sa isha shtatzënë, nëna e tij apo të them vjehrra ime s`la gjë pa më bërë, të gjitha telashet e botës mi la mbi kokë. Ato 8-9 muaj ishin një tmerr. Presioni ishte aq i madh dhe ndikimi i saj mbi djalin e saj aq ishte i madh sa ai u nda nga unë gjersa une isha gati për të lind. Tmerr!

Erdhi koha, unë linda. Një vajzë shumë të bukur që ishte bota për mua. Mendova se mos kjo do ta ngjallte pak ndjenjën e të qenit baba tek ai, por jo… kjo nuk ndodhi. As që erdhi për ta taku ndonjëherë!

Nuk munden sot e asaj dite ta kuptoj këtë ironi. Si mundet dikush këtë t`ja bëjë një njeriu që do, ose ndoshta nuk më paska dashur mjaftueshëm, e as vajzën e tij.

Edhe më i tmerrshëm ishte lajmi pas disa muajsh që ai do martohej me një vajzë e cila ishte shtatzënë!

S`kam ç`të shtoj, paskemi qenë shumë të pa fata edhe unë edhe vajza ime.

Vite më vonë… u njoftova me një mashkull me të cilin na shkonte mirë muhabeti dhe ai më propozoi martesë, dhe vajzën e cila ishte atë kohë 6 vjeç do ta merrja me vete natyrisht. Filluam jetën tonë të re ne të tre, dhe pastaj zoti na bekoi edhe me një vajzë të bukur.

Tani jam shumë e lumtur me familjen time, por e ndjeva të nevojshme ta ndajë këtë ngjarje me ju, sepse çdo ditë po ndëgjoj se si vajza të reja shtatzëna po braktisen nga të dashurit pa asnjë lloj justifikimi!

Mirëmbetshi nga Albena!

 

b.b (9 vite më parë)
shpersoj qe jeta ta kthej e te mir per vet faktin qe ke mar guximin ta rritesh nje femi e vetme .per dallim prej teje une nuk e kisha guximin tend dhe gjo dit pendohem historia jon eshte e perafert andaj e di se qfar ke perjetuar.
Meri H. (10 vite më parë)
Albena ma vjen mire qe ke pas ket lloj fati me e gjet nje njeri qe te kupton e qe te ka pranu as mire,,,realitetti ne Kosove flet kret ndryshe prej rastit tand,,,ndahet nana e se sheh ma kurr fmin e saj,,,privohet prej cdo lloj te drejte,,,rasti yt na jep me besu qe jo cdo rast shkon keq ne favor te nanave,,,per babin e vajzes se pare turp qe spaku evladin e tij ska ardh me taku,,,e i lumt bashkshortit tand se kshtu duhet me vepru njeri i drejt,,ishalla te rriten vajzat e e kan nafaken e mire .

/komuniteti