Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pas 8 vitesh, pata fatin edhe unë, u bëra nënë!

Përshëndetje nëna dhe shtatzëna!

Une lumturinë dhe tregimin tim desha ta ndaj me ju këtu dhe jo tek tema e javës, pasi më duket më e përshtatshme për tregimin tim.

Pas martesës tentonim me bashkëshortin që të kemi fëmijë, por kot! Kalonin vitet, shtatzënia nuk vinte, dëshpërimi sa vinte e shtohej. Mjekët na thoshin që me ne gjithçka është në rregull sipas analizave dhe kontrollave që i bënim… na thoshte ju ngelet vetëm të relaksoheni…

Ditët, muajt, vitet kalonin, dhe unë nuk pushoja nga të qarat dhe nga ndjenja se si ndihesha e zbrazët! Ëndërroja bebin tim, duke e mbajtë në krahë, duke e përqafuar, duke i marrë erë…

Por kur zgjohesha nga kjo ëndërr, ishim vetëm unë dhe bashkëshorti im dhe ZBRAZËTIA!

Dëgjoja se si tjerët bëheshin prindër, bebet vazhdonin të lindnin, por vetëm e imja jo! Nga një martesë e mbushur me dashuri, për pak sa përfundova duke e kthyer në një marrëdhënie të puthurash vetëm gjatë ditëve të ovulimit…!

Dikur, e lodhur nga të gjitha këto, vendosa ta jetoj jetën duke mos e menduar këtë pjesë kaq të dhimbshme për mua.

Mu atëherë edhe ndodhi…

Kisha mungesë cikli, bleva testin sa për të shuar kurreshtjen dhe shoh që rezultati ishte pozitiv! Mund ta merrni me mend gëzimin tim!!!! Që nga atëherë jam më e lumtur se që isha tërë jetën para se të ngelja shtatzënë.

Tani unë kam në krahë, engjullin tim, shpirtin tim, që nuk e ndaj për asnjë moment nga krahët e mi!

E di që disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se sa të lumtur janë, që e kanë mundësinë për të qenë prindër!

Ju përshëndes duke ju thënë që shpresa nuk duhet të humbet kurrë!

 

Për bebaime.com

Alma Beqiri - Gusia

02.12.2013

(7 vite më parë)
Me behet shum qefi. Allahu ta rujt femijen dhe u rrit me nan e bab.
(7 vite më parë)
me emocionove teper me trehimin e vertet te jetes tende urrime me jet te gjat bebushin e zoti tgzoft met mirra e u baft fmij i hajrrit ishalla
Bella Bahtiri (10 vite më parë)
urime me jete te gjate me prinder
Linna T.j (10 vite më parë)
Urime ta kesh me het te gjat bebushin tend...
Nexha (10 vite më parë)
Alma urime per bebushin ishalla ka fat e jet te gjat e rritet me prinder,,,
Umm Ibrahim... Shenaji (10 vite më parë)
urime qoft me shendet qofsh e lumtur cdo her
Rudina Rudina (10 vite më parë)
urime qofsh e lumtur gjithmon e me jet et gjat bebushin e ishalla edhe te tjer mbrapa tij uroj qe te gjitha femrat ta provojn ket ndjejt e te behen nena
gylteni (10 vite më parë)
urime urime ju deshiroj gjitha tmirat ne jet se met vertet femija eshte dhurata me e pasur ne jet.se edhe un jam e martuar qe 15 vite por shpresoj qe nje dit ZOTI tme gezoj edhe mua dhe gjitha ato nena qe nuk kan fmi
Joana B.... (10 vite më parë)
urime alma-zoti eshte i madh edhe mendon per te gjithe
Ressa Resa (10 vite më parë)
Urime urime ishalla qdo femen qe deshiron te behet nene I ndodh sa ma shpejt ket ndjenje ta perjetoj edhe un skom femi qe 8 vite ....;-( Pö gezohem shum qe ju jeni gezuar
(10 vite më parë)
Urime me jet te gjat ta kesh bebushin
Vlora Mikullovci (10 vite më parë)
Urime paqit nje jet te shendetshme dhe te lumtur.
(10 vite më parë)
e dashur, urime pastè femijèri tè lumtur,shendet cdo dite
Sasi Sasi (10 vite më parë)
urime per femijen, pastè femijèri tè lumtur,shendet dhe qdo tè mirè nè jetè.
A. U (10 vite më parë)
Urime alma, fati e lumturia ju percjellt cdo dite te jetes tuaj.
Erina 4 (10 vite më parë)
gjitha urimet nga une uroj te lind nje femij i shendoshe e te ju bej te lumtur gjitheher shum mire ke be qe e ke shkru kete shpresoj te jet keshill per gjith ato qe kan humb shpresat e qe nuke largojn stresin uroj qe gjith ato qe duan te jen nena te behen sa me par .
Kanun Ema Dinaa (10 vite më parë)
urime e dashurrr jete te gjate bebushitt paqit jete te lumturr
Arta Hoxha (10 vite më parë)
Oh e dashur, urime! Ju deshiroj jete te gjate te dyve, dhe lumturi pa fund! Te falenderoj qe e ndave me ne kete tregim.

/komuniteti