Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 22 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj tani duket si një i porsalindur në miniaturë. Buzët e tij janë bërë më të dallueshme dhe sytë e tij janë zhvilluar, edhe pse irisit ende i mungon pigmenti, ndërkohë që vetullat dhe qepallat e tij janë në vend. Pankreasi i tij, i domosdoshëm për prodhimin e hormoneve, është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe shenjat e para të dhëmbëve janë duke u shfaqur tashmë. Para se ju ta dini një gjë të tillë, fëmija juaj do t’ju buzëqeshë.

Zhvillimi i fetusit – java e 22 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tashmë peshon pothuajse gjysëm kile / 430 gram, dhe gjatësia është rreth 28 centimetra, nga maja e kokës deri në thembër. Ai ngjan si një i porsalindur edhe pse në një version më të vogël duke qënë se yndyrnat e tij ende nuk kanë nisur të zhvillohen. Edhe pse ai është duke u bërë më i rëndë çdo ditë, lëkura e tij është ende e rrudhur sepse fëmija ka nevojë për të fituar më shumë në peshë. Buzët janë të dallueshme dhe sytë janë te formuar tashmë, edhe pse irisit (pjesa me ngjyrë e syve) ende i mungon pigmenti. Pankreasi, që është thelbësor në prodhimin e hormoneve, është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Edhe pse kaq herët, shenjat e para të dhëmbëve kanë filluar të shfaqen në formën e sytheve nën mishrat e dhëmbëve. Para se ju ta dini këtë, fëmija juaj do të lindë, dhe shumë shpejt pas kësaj, dhëmbi i parë do të nisë të dalë.

Ju keni fituar ndoshta rreth 5,4 deri 6,8 kilogram. Duke filluar që tani, ju do të filloni të shtoni në peshë në një mënyrë më të qëndrueshme, mesatarisht rreth 225 gram në çdo javë. Ju mund të dëshironi shumë disa ushqime të caktuara dhe mund të vëreni një rritje të shkarkimeve vaginale (por jo të përgjakshme). Të dyja këto janë një pjesë normale e të qënit shtatëzënë.

Si po ndryshon jeta juaj

Në këtë pikë, ju do të konstatoni një shtim në peshë më të qëndrueshëm rreth 225g çdo javë. Ju gjithashtu mund të konstatoni se keni një rritje të oreksit tuaj. Nuk ka problem nëse herë pas here hani ndonjë akullore, por përpiquni të gjeni zëvendësues të shëndetshëm në rast se vazhdimisht dëshironi të hani ushqime pa vlera.

Ndonjëherë është e vështirë, për të parashikuar për një kohë të gjatë pas lindjes, por është e rëndësishme dhe me vlerë nëse mund të mësoni më shumë rreth foshnjave para se të keni tuajin. Për shembull, ju mund të habiteni me faktin se si duket një i porsalindur ose mund t’ju duhet kurs çerdheje për të ndërruar pelenat. Merrni partnerin tuaj dhe bëni testin tonë gazmor.

Ju mund të keni vënë re disa ndryshime në pjesën tuaj të poshtme. Është e zakonshme që gjatë shtatëzanisë të ketë një rritje të shkarkimeve vaginale si rezultat i rritjes së rrjedhjes së gjakut në atë pjesë të trupit. Një tjetër efekt anësor i shtatëzanisë është nevoja e shpeshtë për të shkuar në WC, por mos harroni se në këtë kohë ju jeni edhe më të ndjeshme ndaj infeksioneve të rrugëve të traktit urinar – konsultoni mjekun apo maminë tuaj nëse dyshoni për cistit. Ju gjithashtu mund të përjetoni gjakderdhje nga mbrapa, veçanërisht nëse keni hemorroide. Ndiqni këshillat tona për shmangien e kapsllëkut dhe kjo do t’ju ndihmojë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kjo është një kohë e mirë për të marrë një pushim të shkurtër – jo leje vjetore, por gjithsesi për të pushuar për disa ditë.

/komuniteti