Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 9 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Ti tani je nëntë javë shtatëzanë (ose në javën e dhjetë nëse të pëlqen ta numërosh kështu). Foshnja juaj peshon nën 10 gramë, por është gati për zhvillim të shpejtë. Tani foshnja i ka të gjitha pjesët e trupit, përfshirë krahët, këmbët, sytë, organet gjenitale dhe organe të tjera, edhe pse nuk i janë formuar ende.

Zhvillimi i fetusit - java e 9 e shtatëzanisë

Nga fundi i javës së dhjetë të shtatëzanisë, mund ta gjeni veten në një turbullirë emocionale, një ditë ndjehesh e trishtuar, ditën tjetër plot gëzim, edhe pse kjo mund t’i shqetësojë disa gra që janë krenare për vetëkontrollin e tyre, kjo që po të ndodh është shumë normale dhe me siguri do të zgjasë gjatë të gjithë shtatëzanisë. Emocionet e ndryshueshme shkaktohen pjesërisht nga shpërthimi i hormoneve.

Nga fundi i javës, fetusi yt është gati 2.3 centimetra i gjatë. Si nga forma, ashtu dhe nga madhësia ai ngjan me një kokërr rrushi dhe peshon gati 2 gramë. Qepallat i ka të ngjitura dhe nuk i hapen deri nga java e 27. Kyçet e duarve i ka më të zhvilluara, i janë krijuar kyçet e këmbëve, gishtat e duarve dhe këmbëve nuk duken mirë. Krahët po i zgjaten dhe po i përthyhen tek bërrylat. Nga fundi i javës, pjesa e brendshme e veshëve është përfunduar. Edhe pse nuk mund ta identifikoni ende gjininë e fetusit me ultrazë, organet gjenitale kanë nisur të krijohen. Tani, placenta është zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar shumicën e punës me rëndësi për prodhimin e hormoneve.

Së shpejti do të të duhet të marrësh vendime për kontrolle të para-lindjes. Nëse keni më shumë se 35 vjet ose keni në historinë e familjes sëmundje gjenetike, do të ishte mirë të konsideroni mundësinë e testit chorionic villus (CVS), një test para-lindje që zakonisht bëhet mes javës së dhjetë dhe 12 që konrollon për difekte apo anomali të lindura.

Si po ndryshon jeta tuaj

Nga ana fizike mund edhe të mos dukesh shtatëzanë, nëse kjo është shtatëzania e parë, mirëpo mund të ndjehesh shumë e lodhur dhe e sëmurë – jo detyrimisht në mëngjes – ndaj merre veten me të mirë. Hormonet e shtatëzanisë shkaktojnë turbullira edhe në mënyra të tjera. Shumë gra vuajnë nga dhimbje të fworta koke dhe probleme me shpinën, si nervi shiatik dhe për fat të keq, këto hormone ndikojnë për të krijuar mjedisin e përkryer për infeksione vaginale. Çfarëdo mjekimesh të posaçme për shtatëzani të keni, mund të provoni dhe sugjerimet tona për mjekime natyrale.

Të jesh aktive do të thotë shtatëzani më e shëndetshme dhe shërim më i shpejtë pas lindjes. Mirëpo mos e tepro – zgjidh një program me ushtrime të sigurta që rekomandohet për të gjithë shtatëzaninë dhe bëj kujdes të mos nxehesh shumë.

Janë ditët e para, mirëpo mënyra si ulesh dhe aktivitetet që bën gjatë shtatëzanisë mund të ndikojnë shumë për të patur pozitën e mirë për lindje më vonë dhe do të thotë që të kesh forcën fizike për një lindje aktive. Është ide e mirë të fillosh të mendosh për këto gjëra tani që mund të nisësh nga sjelljet e mira.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Tani është koha për kontroll për sindromën e Daunit, mirëpo mund të të duhet të udhëtosh në ndonjë qendër të specializuar ku mund të të duhet të paguash.

Nëse po bëni dhe testing zakonisht ndodh gjatë javës së ardhshme apo tjetrën.

Si të futësh më shumë fruta dhe perime në dietën tënde – edhe nëse nuk të pëlqejnë!

Gjakrrjedhja dhe dhimbjet e barkut mund të jenë shenja të hershme të abortit spontan – si ta përballosh nëse të ndodh.

Është e sigurt të marrësh Prozac gjatë shtatëzanisë?