Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 27 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Tani jeni në afrimin e fazës finale të shtazanisë suaj – tremujorit të tretë – fëmija juaj ka filluar vërtet të rritet dhe të zërë hapësirën e nevojshme në mitrën tuaj. Tani mundet të hapë dhe të mbyllë sytë, të flejë dhe të zgjohet në intervale të rregullta dhe mund të thithë gishtin e vet. Megjithëse ende të pazhvilluara, mushkëritë e fëmijes tuaj mund të funksionojnë përmes ndihmës së mjekësisë nëse lind i parakohshëm.

Zhvillimi i fetusit – java e 27 e shtatzanisë

Meqenëse mitra juaj është ngritur deri afër brinjës së mushkërisë, ju mund të ndjeni vështirësi në frymëmarrje. Duke filluar nga kjo javë dhe deri në fund të tremujorit të fundit të shtatzanisë do të filloni të shqetësoheni nga ngërcet e këmbës, hemorroidet, varicet e damarëve dhe kruajtjet e barkut. A do t’ju shqetësojnë dhe do t’ju demoralizojnë dhimbjet e shtatzanisë? Mundohuni të provoni disa mënyra natyrale për tu ndjerë më mirë.

Nëse gjatë analizave në fillim të shtatzanise suaj keni rezultuar Rh-negative, ju do të testoheni në këtë peridhë për Rh-antitrupa dhe do të bëni një injeksion kundër D për të luftuar papërshtatshmerinë. Ky injeksion do të ripërsëritet në javën e 36.

Si po ndryshon jeta juaj

Trupi juaj është duke ndryshuar në mënyrë të shpejtë në këtë periudhë: mitra është ngritur deri afër diafragmës dhe do të filloni të zbuloni disa shenja si ngercet e këmbës, hemorroidet, varicet e damarëve. (Nëse mund t’ju ngushëllojmë ju themi se këto dhimbje do të zhduken pas lindjes). Procesi i lindjes tanimë nuk është shumë larg keshtu që nëse nuk keni filluar marrjen e disa leksioneve filloni menjëherë.

Ju duhet të keni një takim me mjekun këtë javë dhe duhet të kryheni një analize gjaku për të kontrolluar aneminë e shtatzanisë, një deficit i rruazave të kuqe të gjakut. Si rrjedhojë e ndryshimeve në trup shume gra kalojnë gripëra të lehtë. Nëse grupi i gjakut tuaj është Rh-negativ dhe keni rezultat negativ per Rh-e antitrupave në një takim paraprak, është koha që të ribëni një test të dytë.

Mund ta besoni ose jo, por studimet tregojnë se suksesi i ushqyerjes me gji të femijës ka të bëjë shumë me sjelljen e partnerit. Nese jeni një baba i ri, është koha të filloni me mësimet kryesore mbi ushqyerjen me gji në menyrë që të mund të ofroni mbeshtetje pasi femija të lindë. Partnerit tuaj do ti duhet të kujdeset për ju, per shtëpine dhe ushqimin në javët e para pasi keni lindur, sidomos nëse keni patur një lindje cezariane.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Nëse doni të udhëtoni me avion këtë javë, ju duhet të merrni leje nga doktori.

Me rritjen e shtatzanisë suaj, ju mund të ndjeni vështirësi për të punuar – pyesni punëdhënësin tuaj për një mënyrë pune të sigurt dhe të shëndetshme.