Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 38 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj është tashmë gati të përshëndesë botën. Në këtë pikë, fëmija është ende duke ndërtuar një shtrese yndyrë për të ndihmuar kontrollin e temperaturës së trupit pas lindjes. Shumica e foshnjave janë rreth 2,7 deri 4.3 kg në lindje, dhe djemtë kanë prirje të jenë pak më të rëndë se vajzat. Të gjitha organet e fëmijës janë të zhvilluara dhe në vendin e tyre, ndërkohë që mushkërite do të jenë të fundit që arrijnë zhvillimin e plotë.

Zhvillimi i fetusit – java e 38 e shtatëzanisë

Mund të thoni, nëse prisni një djalë apo një vajzë? Një tregues te madhësia e fëmijës tuaj – djemtë priren të jenë pak më të rëndë se vajzat. Foshnjet në javën e 39 peshojnë rreth 3 deri ne 3.2 kilogram dhe vazhdojnë të ndërtojnë rezervat e yndyrës që do të ndihmojnë në rregullimin temperaturës së trupit pas lindjes. Organet e të voglit tuaj tashmë janë zhvilluar dhe janë në vendet e tyre, ndërkohë që mushkëritë do të jenë të fundit që do të arrijnë zhvillimin e plotë. (Edhe pas lindjes së fëmijës, mund të duhen disa orë deri sa ai të krijojë një model normal të frymëmarrjes.)

Doni të dini se çfarë ngjyre do të kenë sytë e fëmijës tuaj? Shumica e fëmijëve kaukazian lindin me sy ngjyrë blu të errët dhe ngjyra e vërtetë e syve të tyre – qoftë ajo kafe, jeshile apo blu – mund të mos shfaqet për javë apo muaj të tërë. Ngjyra e syve të fëmijës tuaj në çastet e para pas lindjes, nuk do të zgjasë – ekspozimi ndaj dritës e ndryshon ngjyrën fillestare të syve të një fëmije. Shumica e fëmijëve afrikan dhe aziatik zakonisht kanë sy me ngjyrë gri të errët ose kafe kur lindin – kjo ngjyrë bëhet kafe e errët ose e zezë pas gjashtë muajsh apo pas një viti. Fëmijët multiracial shpesh kanë sy me ngjyra nga më të bukurat.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju mund të ndiheni e madhe dhe e parehatshme gjatë këtyre javëve të fundit. Mundohuni ta merrni sa më lehtë – kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit për ta bërë këtë gjë. Shikoni një film, ose lexoni një libër që nuk ka të bëjë fare me shtatëzaninë apo me foshnjet, merruni me flokët apo me thonjtë tuaj, ose thjesht kaloni kohë me partnerin tuaj. Asnjë nga ju do të ketë më kohë për të gatuar për disa javë pasi fëmija juaj të ketë lindur, por ju mund të përgatisni disa ushqime të ngrira të bëra në shtëpi, në mënyrë që ti keni gati kur të keni nevojë për to. Çfarë mund të bëni tjetër? Sigurohuni se e keni mbushur makinën me naftë, dhe lexoni seksionin tonë gazmor mbi shenjat e yjeve për foshnjet.

Edhe partneri juaj duhet të përpiqet për t'u shplodhur, dhe të shijojë disa aktivitete për të cilat pasi fëmija të lindë, nuk do të ketë më kohë. Sugjerojini disa lexime frymëzuese – ai mund të ketë nevojë për to kur ju të shkoni për të lindur. A është ai i shqetësuar për mënyrën se si do të përballet me një foshnje në shtëpi?

Kjo është një kohë e mirë për të bërë një bisedë të thellë me doktorin ose maminë tuaj rreth qetësimit të dhimbjeve të lindjes. Në aspektin praktik, sigurohuni të dini se ku të parkoni dhe cilat hyrje të përdorni për të mbërritur sa më shpejt në sallën e lindjes, dhe njëkohësisht pyesni se çfarë do të ndodhë kur të mbërrini në spital, nëse ende nuk e dini. Sigurohuni që të merrni monedha mjaftueshëm me vete, për makinetat e pijeve dhe thirrjet telefonike (telefonet celulare zakonisht duhet të jenë të fikur në spitale, sepse ata mund të ndërhyjnë me pajisjet mjekësore). Nëse keni fëmijë të tjerë, bëni plane paraprake për kujdesin ndaj tyre kur të shkoni për të lindur.

Nëse planifikoni të lindni në një pishinë lindjeje, kujtohuni se si duhet ta përdorni atë, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve që mund të përdorni ndërkohë që jeni në ujë. Kontrolloni nëse protokollet e spitalit do ju kufizojnë mbi mënyrën se si të përdorni pishinën – vetëm për qetësimin e dhimbjeve apo edhe për të lindur? Në rast se mësoni se ju nuk do të mund të përdorni pishinën e lindjes, duhet të merrni në konsideratë mënyrat e tjera natyrore të qetësimit të dhimbjes.

Fakte për tu marrë në konsideratë

A jeni gati për të ushqyer foshnjën tuaj? Ndiqni këshillat tona për fillimin e të ushqyerit me gji dhe sigurohuni se keni çdo gjë që ju duhet, nëse planifikoni ta ushqeni me shishe.

Në minutën e parë deri të pestë pas lindjes, shëndeti i foshnjes tuaj matet në bazë të shkallës Apgar – zbuloni se çfare do të thotë kjo. Lexoni më tepër në lidhje me testet dhe kontrollet e tjera që do ti bëhen fëmijës tuaj të porsalindur.

/komuniteti