Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

7 këshilla për siguri ndaj diellit

Kapelet ofrojnë mbrojtje të shkëlqyer

Vera arriti me temperatura të larta!

Beba Ime ka pregatitur për ju, këshillat për siguri ndaj diellit që t`ju mbajnë ju dhe familjen tuaj të sigurtë.

1. Shmangni diellin në orët kur e arrijnë kulmin e nxehtësisë

Bëni orar gjumi apo aktivitet shtëpie gjatë këtyre orëve. Kulmi i nxehtësisë është në mes të ores 10:00 dhe 16:00. Pediatërit rekomandojnë që foshnjat e posalindura, duhet të shmangin ekspozimin direkt në diell gjatë kësaj kohe.

2. Syzet

Të rriturit gjithmonë mbajnë në mend syzet. Sigurohuni që të kujtoni edhe fëmijët tuaj ti mbajnë ato.

3. Kapelet

Mbani në mend kapelen tuaj dhe të fëmijës tuaj. Kapelet ofrojnë një mbrojtje të shkëlqyer. Ne ju preferojmë kapelet të cilat i mbulojnë veshët dhe pjesën e prapme të qafës. Kapelet e bejsbollit i lënë veshët dhe qafën e ekspozuar pa mbrojtje, prandaj ato nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme nga dielli.

4. Këmishë noti

Këmishat e notit me SPF mund të ndihmojnë të shmangni djegjen nga dielli. Fëmijët janë tërë kohën në ujë dhe jashtë tij, prandaj shpeshherë kremat kundër diellit mund të shpërlahen. Ne mund të mundohemi për më të mirën duke e aplikuar përsëri kremin por ndonjëherë është thjesht e pamundur. Me këmishën e notit, ne e dimë që ata janë të sigurtë nga rrezet e forta të diellit.

5. Kremi mbrojtës kundër diellit

Mbani në mend të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit dhe të përdorni ata të cilët janë rezistent ndaj ujit dhe ofrojnë një spektër të gjërë sigurie. Ne ju preferojmë prodhimet e zinkut të pastër për familjet tuaja.

6. Hije

Mbani në mend të merrni çadrën me vete kur shkoni në plazh apo në pishinë. Mundohuni ti realizoni aktivitetet tuaja në zonat me hije. Nëse hija nuk është në dispozicion, krijoni mbrojtje me peshqirët e plazhit. Bëhuni kreativë që fëmijët tuaj të kalojnë kohën larg ekspozimit të diellit.

7. Veshje mbrojtëse

Kur ju dhe fëmijët tuaj nuk jeni në ujë, opsionet mbrojtëse janë kanatieret me mëngë të gjata dhe pantalonat. Zgjedhni materiale të lehtë që fëmijët tuaj të jenë komfort dhe të mbrojtur.

 

Këshillat e siguruara në këtë artikull janë vetëm për qëllime informative dhe nuk janë një zëvendësim për diagnozën mjekësore, këshilla apo trajtim për raste të veçanta mjekësore.

/komuniteti